Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)
Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 71
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
31 – El-Husajn bin Ismail na tregoi, Jusuf bin Musa na tregoi, Abu Abdirr-Rrahman el-Mukri na tregoi, Hajaueh bin Shurejsh na tregoi, Ebu Hani na informoi se ai e dëgjoi Abu Abdirr-Rrahman el-Hubli duke thënë se ai e dëgjoi Abdullah bin Amrin duke thënë se ai e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Zemrat e bijve të Ademit (njerëzve) janë ndërmjet dy gishtave prej gishtave të Rrahmanit (azze ue xhel), si një zemër e vetme; Ai e kthen atë siç dëshiron.” Pastaj i dërguari i Allahut tha: “O Allah, Ti që i kthen zemrat tona! Ktheji zemrat tonë në bindjen ndaj Teje.”1
1 Muslimi (2654), Ahmedi (2/168) dhe Nesai (7739).