Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

31.Burri duhet ta furnizojë gruan

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj janë që ai ta furnizojë atë sipas zakonit. Kur ai ushqehet duhet ta ushqejë edhe atë, kur ai blen veshje duhet të blejë edhe për të. Pra prej burrit kërkohet që ta furnizoj gruan dhe ta ushqejë atë sipas zakonit, pa teprim ose koprraci. Ai nuk duhet të jetë koprrac me atë që ai ka dhe të mos i jep asaj. Ai duhet të veprojë sipas zakonit dhe nuk duhet ti japë më shumë se ai ka mundësi dhe më shumë se sa thotë zakoni.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Të drejtat e tyre mbi ju janë që ju ti furnizoni ato me jetesë dhe veshje sikurse duhet.”


1 Muslimi (1218).

Shpërndaje: