Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

31.Çdo gjë është caktuar nga Allahu

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 48

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

EEbu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

27 – Allahu ka përcaktuar kaderin (fatin) e tyre.

Allahu (xhela ue ala) ka përcaktuar të gjitha kaderet (fatet). Ai nuk i ka krijuar këto gjëra pa kadere:

وَإِن مِّن شَيْءٍ إِلاَّ عِندَنَا خَزَائِنُهُ وَمَا نُنَزِّلُهُ إِلاَّ بِقَدَرٍ مَّعْلُومٍ

 “Dhe s’ka asgjë që të mos i ketë thesaret e pashtershme te Ne dhe Ne nuk e dërgojmë atë veçse në masë të drejtë e të ditur.”1

Çdo gjë është përcaktuar nga Allahu. Mënyrat as nuk ndryshojnë as nuk ndërrohen. Allahu ka përcaktuar trupin e njeriut, ndjenjën, pjesët e trupit, ndërtimin e tij dhe peshën që të ecë drejtë dhe të qëndrojë drejt. Nëse ndonjë pjesë e trupit mangësohet i gjithë trupi bëhet i mangët. E njëjta vlen edhe për të gjitha krijesat e tjera:

اللّهُ يَعْلَمُ مَا تَحْمِلُ كُلُّ أُنثَى وَمَا تَغِيضُ الأَرْحَامُ وَمَا تَزْدَادُ وَكُلُّ شَيْءٍ عِندَهُ بِمِقْدَارٍ

 “Allahu e di se çfarë mbart çdo femër dhe me sa (kohë apo numër) shkurtohen ose zgjaten mbartjet e mitrave. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar.”2

Pra, çdo gjë është e përcaktuar dhe e rregulluar dhe fati i të gjithëve është i ndryshëm.


1 15:21

2 13:8

Shpërndaje: