Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Personi i ftuar në gosti e ka obligim që t’i përgjigjet ftesës. Transmetohen dy hadithe në lidhje me këtë çështje:
1 – “Lironi pengjet1, përgjigjuni atij që iu thërret dhe vizitoni të sëmurët.”2
2 – “Nëse ndonjëri prej jush ftohet në gosti, duhet t’i përgjigjet ftesës, kush nuk i përgjigjet ftesës ka bërë mëkat ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij.”3
1 Liroje nga armiku qoftë nëpërmjet kundërpagesës ose në ndonjë mënyrë tjetër.
2 Transmeton Bukhari (9/198) dhe Abd bin Humejd në “el-Muntakabin (1/65)” nga Ebu Musa el-Esh’ari.
3 Transmeton Bukhari (9/198), Muslimi (4/152), Ahmedi (6337) dhe Bejhaki (7/262) nga Ibn Umeri, Ebu Ja’la gjithashtu e transmeton atë dhe shtojca e dytë është e tij, zinxhiri i tij i transmetimit është i saktë sipas Hafidh Ibn Haxherit në “et-Talkhis”, gjithashtu Ahmedi (5263) e transmeton atë të ndarë nga pjesa tjetër e hadithit, të njëjtën gjë e bëri Ebu Auaneh në “es-Sahih” të tij siç përmendet në “Fet’h-ul-Bari (9/201)”. Ai është vërtetuar nga hadithi i përmendur i Ebu Hurejrës.
Ibn Haxheri ka thënë: Hadithi dëshmon se është obligim që t’i përgjigjesh ftesës për shkak se fjala mëkat nuk thuhet përveçse kur braktiset një obligim.