Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

31.Lutja kur të shihet hëna e re

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

132 – Abdullah bin Umeri (radijAllahu anhuma) tregoi:

Kur i dërguari i Allahut shihte hënën e re, thoshte:

اَللهُ أَكْبَرُ ، اَللَّهُمَّ أَهِلَّهُ عَلَيْناَ بِالْأَمْنِ وَ الْإِيماَنِ ، وَ السَّلاَمَةِ وَ الْإِسْلاَم ، وَ التَّوْفيِقِ لِماَ تُحِبُّ وَ تَرْضىَ ، رَبَّناَ وَ رَبُّكَ الله

“Allahu është më i Madhi. O Zoti Ynë, na mundëso (hënë të re) ta presim në qetësi dhe besim, paqe dhe nënshtrim, me sukses në atë që Ti dëshiron dhe je i kënaqur me të. Zoti ynë dhe Zoti yt është Allahu.”

Transmeton Darimi dhe gjithashtu Tirmidhi me një version më të shkurtër përmes Talhas.

Hadithi është autentik përmes të tjerëve. Ibn Hibani e vërtetoi atë ndërsa Tirmidhi tha se hadithi është i mirë mirë.

Vini re se shumë njerëz i drejtohen hënës së re për të bërë lutje, siç bëjnë me varret. Asnjëra nuk lejohet sepse legjislacioni thotë që drejtimi i lutjes është drejtimi gjatë namazit . Aliu (radijAllahu anhu) kishte të drejtë kur tha:

“Nëse dikush nga ju sheh hënën e re nuk duhet të ngritë kokën. Mjafton të thoni:

رَبّي وَرَبُّكَ الله

“Zoti im dhe Zoti yt është Allahu.” (Ibn Ebi Shejbeh).

Për më tepër, Ibn Abbasi e urrente ngritjen në këmbë për hënën e re dhe urdhëroi që në vend të kësaj vetëm të themi lutjen.

Shpërndaje: