Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

31.Tavaf-ul-Ifadah

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 36-37

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

111 – Po atë ditë haxhiu niset drejt Qabes. Ashtu si herën e parë ai duhet të kryej shtatë rrathë rreth saj. Megjithatë, këtë herë ai nuk duhet të lidhë rrobën e tij të sipërme nën krahun e djathtë ose të vrapojë.

112 – Është Sunnet që ti falë dy rekate tek vendi i Ibrahimit, tha ez-Zuhri1. Veprimi praktikohej nga Ibn Umeri, i cili tha:

“Pas çdo shtatë rrotullimeve duhet falur dy rekate.” 3

113 – Pastaj ai ecën shtatë ecje midis Safës dhe Meruas, ashtu si në herën e parë. Haxhitë që nuk e kryejnë haxhin Temettu mjaftohen me Sa’jin e tyre të parë.

114 – Pas këtij tavafi bëhet e lejuar gjithçka që ishte e ndaluar në ihram, duke përfshirë edhe marrëdhëniet sekuale me bashkëshortet.

115 – Dreka duhet të falet në Mekë.

Ibn Umeri ka thënë:

“Në Mina.”4

116 – Pastaj duhet shkuar tel Zemzemi dhe të pijë prej tij.


1 Transmetuar nga Bukhari me një zinxhir të reduktuar ndërsa Ibn Ebi Shejbeh dhe të tjerë e transmetuan atë me një zinxhir të plotë. Referoju “Mukhtasar el-Bukhari” (1/386/319).

2 Transmetuar nga Bukhari me një zinxhir të mangët ndërsa Abdurr-Rrazak e transmetoi atë me një zinxhir të plotë. Referoju “Mukhtasar el-Bukhari” (1/386/318).

3 Transmetuar nga Abdurr-Rrazak (9012) me zinxhir autentik nga ai.

4 Allahu e di më mirë çfarë veproi i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Ndoshta ai u falë me ta një namaz në secilin vend. Në atë rast, i pari ishte i detyrueshëm dhe tjetri vullnetar. Në mënyrë të ngjashme ai (salAllahu alejhi ue selem) bëri në një nga betejat e tij.

Shpërndaje: