Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Adab-uz-Zifaf, fq. 98
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Edhe agjëruesi duhet t’i përgjigjet ftesës. Profeti ﷺ ka thënë:
“Nëse ndonjëri nga ju ftohet në ushqim, ai duhet t’i përgjigjet ftesës. Nëse ai nuk agjëron, ai ha, dhe nëse agjëron, ai falet.”1
Do të thotë lutet.
1 Muslimi (4/153), Nesai në “el-Kubra” (2/62), Ahmedi (2/507) dhe Bejhaki (7/263) (ky është formulimi i tij) nëpërmjet Ebu Hurejrës.