Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

32.Besimi në dënimin e varrit

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 395-397

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

“Duhet të besohet në dënimin e varrit dhe se ky umet sprovohet në varret e tyre. Ata do të pyeten për besimin dhe Islamin, dhe se kush është Zoti dhe profeti i tyre? Munker dhe Nekir do t’i vijnë të vdekurit sikurse Allahu (azze ue xhel) dëshiron. Duhet të besohet me vërtetësi në këtë.“

Shpjegimi

Janë transmetuar hadithet lidhur me dënimin e varrit. Një nga ajetet lidhur me këtë janë fjalët e Allahut (tebareke ue te ala):

النَّارُ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا غُدُوًّا وَعَشِيًّا وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَابِ

”Përballë zjarrit ata do të sillen mëngjes e mbrëmje dhe kur të arrijë çasti (dita e kijametit do t’u thuhet melekëve): “Futeni popullin e Faraonit në ndëshkimin më të rreptë!” 1

Faraoni, dhe njerëzit e tij dhe të gjithë kufarët e tjerë sillen pranë zjarrit në mëngjes dhe në mbrëmje. Ky është dënimi pas vdekjes. Pastaj ai përmendi dënimin në ditën e gjykimit:

وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَابِ

”… e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): “Ithtarët e Faraonit futni në dënimin më të rëndë!”

Ka edhe ajete tjera që tregojnë për këtë.

Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- rrëfeu se profeti ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe tha:

“Këta dy po ndëshkohen por jo për diçka të madhe (sipas tyre). Po, vërtet që është diçka e madhe. Njëri prej tyre merrej me thashetheme ndërsa tjetri nuk kujdesej gjatë urinimit. Pastaj mori një fletë palme dhe e ndau në dy pjesë dhe e nguli në secilën varr.

Sahabët i thanë: “O i dërguari i Allahut, pse e bëre këtë?”

Ai ﷺ u përgjigj: “Me shpresë që t’u lehtësohet dënimi përderisa ato janë të njoma.”2

Ata ranë në mëkate të mëdha, kështu që Allahu i dënoi ata pas vdekjes. Kjo dëshmon se njerëzit dënohen në varre për mëkatet e tyre.

Gjithashtu, transmetoi el-Berra nga profeti se Munker dhe Nekir i vien të vdekurit dhe e pyesin atë. Besimtari do të thotë:

“Ai është Muhammedi, i dërguari i Allahut. Ai erdhi tek ne me prova dhe me udhëzim të drejtë prandaj ne e besuam atë dhe e pasuam.”

Kështu thuhet në hadithin e Esma-së. Në hadithin e el-Berras përmendet se si besimtarit i shtrohen pyetjet vijuese:

“Kush është Zoti yt? Kush është profeti yt? Çfarë feja ke? “Ai thotë: ”Zoti im është Allahu, feja ime është Islami dhe i dërguari im është Muhammedi ﷺ.“ Pastaj do t’i thuhet: ”Ne të njohim ty. Ti ishe besimtarë. Fli në qoftë se ke qenë besimtarë. “Atëherë ai e sheh vendin e vet në zjarrë po të kishte qenë kafir. Pastaj i thuhet atij: “Allahu në vend të kësaj të ka dhënë një vend në xhenet.” Pastaj ai thotë: ”O Allah! Le të ndodhë dita e gjykimit!” Pas së cilës i thuhet atij: “Prit.”

Këta dy engjëj do t’i vijnë edhe kafirit dhe do t’i thonë: “Kush është Zoti yt? Kush është profeti yt? Çfarë feje ke?“ Pastaj ai thotë: ”Ah, ah, unë nuk e di. Kam dëgjuar njerëzit duke thënë një gjë dhe ashtu thashë edhe unë.” 3

E lusim Allahun për qëndrueshmëri. Shumica e njerëzve janë në rrezik. Sepse ata vërtetë nuk e dinë domethënien e mesazhit. Ata nuk e dinë se Muhammedi ka ardhur me dëshmi dhe udhëzime. Ata nuk e dinë se çfarë do të thotë shahadeti. Ata vetëm imitojnë të jerët.

Prandaj, besimtari duhet të jetë i kujdesshëm, të reflektojnë mbi Librin e Allahut dhe të përgatitet për këto pyetje. Muhammed bin Abdil-lah erdhi tek ne me dëshmi dhe udhëzim prandaj ne e kemi besuar atë dhe e kemi pasuar atë. Ky besim është i lidhur ngushtë me diturinë e udhëzimin dhe dëshmitë të cilat i ka kumtuar Muhammedi . Ajo është që sjell dobi gjatë këtij testi tmerrësisht të vështirë.

I dërguari ka thënë:

“Ju do të sprovoheni në varret tuaja ngjashëm, ose gati sikurse me sprovën e Dexhallit.” 4

Në teshehud thuhet:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ فِتْنَةِ الْمَسِيحِ الدَّجَّالِ وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ فِتْنَةِ الْمَحْيَا وَالْمَمَاتِ

“O Allah! Unë kërkoj strehim tek Ti nga dënimi i varrit. Unë kërkoj strehim tek Ti nga sprovimi i el-Mesih ed-Dexhallit. Unë kërkoj strehim tek Ti prej sprovave të jetës dhe të vdekjes.” 5

Ka shumë dëshmi për dënimin e varrit dhe pas vdekjes, duke përfshirë ato që kemi përmendur. Kjo është një çështje e saktë e vërtetë, të cilën Ehl-us-Sunneti e besojnë ndërsa ajo mohohet nga Mutezilitë dhe pasuesit e tyre të devijuar.

Imam Ahmedi (rahimullah) ka thënë:

“Ata do të pyeten për besimin dhe Islamin, dhe se kush është Zoti dhe profeti i tyre? Munker dhe Nekir do t’i vijnë të vdekurit sikurse Allahu (azze ue xhel) dëshiron. Duhet të besohet me vërtetësi në këtë.”

Si do të vijnë Munker dhe Nekir në varrin e njeriut të vdekur? Sikruse dëshiron Allahu. Një engjëll hynë brenda në mitrën e gruas dhe urdhërohet që ti shkruaj katër gjëra; jetën e fetusit, sa gjatë do të jetojë, veprimet, dhe a do të jetë banor i zjarrit apo i Xhenetit. Të tjerët do të hyjnë në varr dhe do të pyesin. Si kështu? Ne nuk e dimë. Allahu (subhanehu ue te ala) e di atë dhe Ai është i cili na ka informuar në lidhje me të. Detyra jote është vetëm që të besosh. Një nga tiparet më të mira të besimtarit është se ai beson në gajbin (në të fshehurën):

ذَلِكَ الْكِتَابُ لاَ رَيْبَ فِيهِ هُدًى لِّلْمُتَّقِينَ الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْغَيْبِ وَيُقِيمُونَ الصَّلاةَ وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنفِقُونَ

”Ky është Libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zekat, sadaka etj.).” 6

Ti duhet të besosh në gajbin (të fshehurën) për të cilën Kurani na informon, ti duhet të besosh në gajbin (të fshehurën) për të cilën na ka njoftuar Muhammedi . Allahu e ka urdhëruar atë që ta kumtojë dhe ta shpjegojë Kuranin duke përfshirë edhe këtë çështje. Këto hadithe shpjegonjnë ajetet që flasin për dënimin dhe lumturinë në varr.


1 40:46.

2 Bukhari (218) dhe Muslimi (292).

3 Bukhari (1374) dhe Muslimi (2871).

4 Bukhari (86) dhe Muslimi (905).

5 Bukhari (1377) dhe Muslimi (589).

6 2:2-3.

Shpërndaje: