Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

32.Çka thoni për atë që thotë se umeti Islam i sotit mungon?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 89-90

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 32: Çka thoni për atë që thotë se umeti Islam sot mungon?

Përgjigje: Kjo nënkupton bërjen tekfir mbi të gjitha vendet Islame1. Kjo deklaratë do të thotë se nuk ka vende Islame. Kjo kundërshton fjalët e të dërguarit :

”Kurrë nuk do të pushojë së ekzistuari një grup nga umeti im i cili janë në të vërtetën. Ata nuk dëmtohen nga ata që e braktisin atë ose e kundërshtojnë atë deri sa të vijë urdhëri i Allahut tabarak ue te ala dhe ky grup do të jetë në të njëjtën gjendje.”

Pa marrë parasysh se sa shumë devijme, përçarje dhe kufër ekziston, kështu që gjithmonë do të ekzistojë ky grup musliman.

Pra umeti Islam fare nuk mungon elhamduliLah. Nuk është kusht që shoqëria Islame apo edhe ky grupi i ndihmuar të jetë pa mëkate. Mëkatet ekzistonin edhe në kohën e profetit dhe në kohën e kalifëve të tij, por ato u rezistuan dhe u kundërshtuan.


1 Kështu u shpreh për fat të keq një person (Sefer el-Hauali) që i atribuohet davetit dhe të ashtuquajtur udhëheqja ringjallëse. Disa kohë më parë ai kishte një ligjëratë në Taif e quajtur ”el-Umah el-Gha’ibah,” umeti i cili mungon.

 

Shpërndaje: