Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nuk lejohet që në gostinë e martesës të ftohen vetëm të pasurit dhe të injorohen të varfrit.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Gostia më e keqe është gostia në të cilën ftohen vetëm të pasurit dhe injorohen të varfrit, kush nuk i përgjigjet ftesës ka bërë mëkat ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij.”1
1 Transmeton Muslimi (4/154) dhe Bejhaki (7/262) nga Ebu Hurejra, nga profeti ﷺ, Bukhari (9/201) e transmeton atë si thënie të Ebu Hurejrës, por kjo thënia e ka gjykimin sikurse fjalët e profetit ﷺ.
Ibn Haxheri tha kur e shpjegoi frazën:
“në të cilën ftohen vetëm të pasurit”
“Gostia e ftuesit nuk është më e keqja nëse ai bën një ftesë publike dhe i fton të gjithë.”
Unë e kam trajtuar hadithin dhe kam përmendur zinxhirin dhe transmetimet e tij të ndryshme “Irua-ul-Ghalil (1947)”.