Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

33.Allahu e dinte se çfarë do të ndodh para se të ekzistonin krijesat

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 49-50

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

29 – Asgjë nuk i fshehej Atij para se t’i krijonte krijesat.

30 – Ai e dinte se çfarë ata do të vepronin para se t’i krijonte.

31 – Ai i ka urdhëruar ata që t’i binden Atij dhe Ai i ka ndaluar që t’i bëjnë mëkate.

Shpjegimi

Ai e dinte se çfarë do të ndodh para se krijesat të ekzistonin. Jo se Ai e diti këtë pas krijimit të tyre. Ai e dinte se çfarë do të vepronin robërit para se t’i krijonte, Ai e dinte se kush do të ishte i bindur dhe kush do të ishte i pabindur. Ai i ka urdhëruar ata që t’i binden Atij dhe Ai i ka ndaluar ata që t’i bëjnë mëkat:

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ

 “Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” Edh-Dharijat, 51:56

Së pari, Ai i krijoi ata, pastaj Ai i urdhëroi që ta adhurojnë Atë. Allahu (subhaneh) i ka urdhëruar ata që t’i binden dhe ta adhurojnë Atë. Megjithatë, gjithnjë e ka ditur se çfarë do të veprojë secili. Por, nuk është kjo dija me të cilin ndërlidhet shpërblimi; shpërblimi ndërlidhet me veprat. Allahu nuk e ndëshkon robin vetëm pse Ai e di çfarë do të veproi robi, por Ai e ndëshkon atë vetëm pasi të ketë vepruar robi. Pra, Ai nuk ndëshkon në bazë të dijes dhe përcaktimit se çfarë do të veproi robi. Ekziston një dallim në mes të dijes dhe shpërblimit. Prandaj, Allahu i ka urdhëruar dhe i ka ndaluar ata. Ata që i nënshtrohen urdhrave dhe i shmangen ndalesave shpërblehen. Ai që i kundërshton urdhrat dhe bie në ndalesa ndëshkohet. Robi shpërblehet në bazë të veprimeve të veta, jo sipas veprave të Allahut (subhaneh). Është robi ai që falet, paguan zekatin, kryen haxhin dhe luftëton. Veprat i atribuohen robërit dhe jo Allahut, përveç asaj se Allahu është Ai që i krijoi ato, që ka ditur rreth tyre, i përcaktoi dhe i ka rregulluar ato.

Shpërndaje: