Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Disa komentues të Kuranit kanë thënë se ky ajet është i përgjithshëm për të gjitha argumentet të cilat i paraqesin pasuesit e së kotës deri në Ditën e Gjykimit.
Shpjegimi
Autori thotë duke argumentuar se pasuesi i Teuhidit do të ketë argument më të fuqishëm dhe më të qartë se sa idhujtarët, sado orator që të jenë ata.
Allahu (te ala) ka thënë:
“Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.” 25:33
Ata kurrë nuk vijnë me ndonjë argument kundër teje në të cilën ata e mveshin të vërtetën me të pavërtetën, vetëm se Ne të japim ty të vërtetën dhe shpjegimin më të mirë. Prandaj, ti shpesh e gjenë në Kuran se si Allahu (te ala) u përgjigjet pyetjeve të idhujtarëve dhe të tjerëve për t’ua sqaruar të vërtetën njerëzve. Në këtë mënyrë, e vërteta do të jetë e qartë për të gjithë.
Megjithatë, është një pyetje që ju duhet të vini re. Një person nuk duhet të futet në debate derisa ai nuk i di argumentet e tjetrit dhe nuk është i përgatitur mirë për të shkarkuar dhe refuzuar dhe kundërpërgjigjur atij. Nëse ai futet në debat pa dije, pasojat do të jenë mbi të. Përjashtimi i vetëm është nëse Allahu dëshiron të kundërtën. Në mënyrë të ngjashme, një person nuk futet në një fushëbeteje pa armë dhe guxim.