Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj është që ai të mos e rrahë atë. Atij i është dhënë e drejta që ta rrah gruan e tij vetëm në qoftë se ai ka frikë mosbindje nga ana e saj dhe ajo e kundërshton burrin e saj, ku në këtë rast rrahja1 zbatohet vetëm si edukim për të pasi ajo të jetë qortuar dhe bojkotuar pa rezultate. Vetëm atëherë burri mund ta rrahë atë. Por ai duhet ta rrahë atë në formën e një edukatori dhe jo me hakmarrje. Atij kurrë nuk i lejohet që ta goditë në fytyrë. Është padrejtësi që ta rrahësh gruan për diçka që ai nuk ka leje dhe që ta rrahë në një mënyrë që nuk i lejohet atij.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Ai që fishkëllon padrejtësisht një kamxhik, do t’i nxirret haku në ditën e gjykimit.” 1
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë gjithashtu kur ai përmendi të drejtat e gruas mbi burrin e saj:
”Ai nuk duhet ta godet atë në fytyrë.” 2
Allahu (Te ala) ka thënë:
وَاللاَّتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلاَ تَبْغُواْ عَلَيْهِنَّ سَبِيلاً إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلِيًّا كَبِيرًا
”a për ato gra për të cilat ju shihni sjellje të dobët, në fillim i qortoni, (pastaj) mos pranoni të flini me to, (dhe më në fund) i rrihni ato (lehtë), e nëse ato kthehen përsëri te bindja, atëherë atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i Larti, më i Madhi.” 3
Kometatorët e Kuranit thonë se në qoftë se gruaja i bindet burrit të saj kështu që ai nuk ka të drejtë që ta rrahë atë ose ta bojkotojë atë. Fjalët e Allahut (Te ala) kah fundi i ajetit:
إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلِيًّا كَبِيرًا
“Allahu është më i Larti, më i Madhi.”
Është një kërcënim i drejtuar kundër burrave. Në qoftë se ata sulmojnë gratë ata duhet ta dijnë se Allahu është më i Larti, dhe më i Madhi që është mbrojtës i grave dhe i Cili do të marrë hak mbi ata të cilët i shtypin ato.
Nëse ti e sheh se je i fortë dhe i aftë dhe i mjaftueshëm që ta rrahësh gruan tënde pa një arsye të vlefshme nga Allahu, atëherë duhet të jesh i vetëdijshëm se ajo ka një Mbrojtës i Cili është i aftë për çdo gjë dhe Ai është më i Larti dhe i Fuqishmi. Unë të paralajmëroj ty që të mos e zemërosh Zotin tuaj.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Sa për të drejtat tuaja mbi gratë tuaja, ato nuk duhet të lejojnë dikë që ju e urreni që të mikëpritet ose të hyjë në shtëpitë tuaja. Dhe në qoftë se ato e veprojnë këtë atëherë ju lejohet ti rrahni ato pa i dëmtuar.” 4
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Mos i rrahni robëreshat e Allahut.” Pastaj Umeri tha: ”Në këtë rast, gratë do ti sfidojnë burrat e tyre.” Pas kësaj profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: ”Lejohet t’i rrahni ato.” 5
Pse profeti (salAllahu alejhi ue selem) lejoi burrin ta rrah gruan? Sepse kur ai ndaloi burrat që të rrahin gratë e tyre filluan plotësisht disa gra të kundërshtojn burrat e tyre. Si pasojë, shumë gra erdhën tek Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) dhe u ankuan në burrat e tyre pas së cilës profetit (salAllahu alejhi ue selem) tha:
”Shumë gra kanë ardhur tek gratë e Muhammedit dhe janë ankuar në burrat e tyre. Ata burra nuk janë prej më të mirëve prej jush. Ata burra nuk janë prej më të mirëve prej jush.” 6
Nuk është mirë që ju të rrahni gruan tuaj pa lejen e Allahut (Azze ue Xhel).
Kështu bëhet rrahja sipas sheriatit
https://www.perlatmuslimane.com/?s=rrahja+e+gruas
1 Bukhari në ”el-Adab el-Mufred” (186) dhe el-Bazzar (17/9535). Zinxhiri i hadithit është i mirë sipas Imam Albanit në ”es-Sahihah” (5/467).
2 Ahmedi (4/446-447), Ebu Davudi (2142), Ibn Maxheh (1850), Ibn Hibani (9/4175) dhe el-Hakimi (2/2764). Zinxhiri i hadithit është i mirë sipas Hakimit dhe edh-Dhehebi u pajtua më këtë dhe gjithashtu edhe Imam Albani në ”el-Irua’” (2033).
3 4:34.
4 Ebu Davudi (2146), Nesai (5/9167), Ibn Maxheh (1985), et-Tabarani (1/270), Ibn Hiban (9/4189) dhe el-Hakim (2/2765) i cili gjithashtu tha se hadithi është autentik. Shih ”Sahih Sunnen Ebi Davud” (6/1863) nga Imam Albani.
5 Bukhari (5363).