Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

33.Çka mendoni për librin ”Kutbijjeh?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 90-91

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 33: Çka mendoni për librin ”Kutbijjeh”? A e rekomandoni atë? A i përkasin librat refuzuese metodolgjisë Selefite?

Përgjigje: Refuzimi ndaj kundërshtarëve i përket metodologjisë së selefëve. Selefët refuzonin kundërshtarët. Librat e tyre janë në dispozicion. Imam Ahmedi refuzoi heretikët dhe bidatçitë. Shejkh-ul-Islam refuzoi filozofët dhe skolastikët, Sufitë dhe adhuruesit e varreve. Imam Ibn-ul-Kajimi dhe shumë imamë të tjerë refuzuan kundërshtarët për ti´a sqaruar të vërtetën njerëzve në mënyrë që umeti të mos devijoj. Ata i hulumtoninbata që ishin gabim dhe kundërshtarët. Qëllimi është ti’a duash të mirën umetit.

Lidhur me librin ”Kutbijjeh” dhe libra të tjerë, e vërteta në to duhet të pranohet. Pse një person nuk duhet të refuzohet në qoftë se refuzuesit citojnë librat apo kaseta e tij, dhe përmendin titujt e librave dhe të kasetave, faqet dhe vëllimet? Motivet e tyre janë këshillimi i umetit dhe jo skandalizimi i individit. Ata vetëm se duan që t’i këshillojnë njerëzit dhe t’ua shpjegojnë të vërtetën atyre. Cili është problemi përderisa libri ”Kutbijjeh” dhe libra të tjerë nuk gënjejnë për njerëzit, vetëmse citojnë njerëzit fjalë për fjalë duke përmendur volumin, numrin e faqes dhe madje edhe rreshtin pa u mjaftuar me kuptimin e tekstit ose me përmbledhjen e fjalës së disidentit?

Është tradhti e umetit që ne të fshehim nga njerëzit, t’i mashtrojmë ata dhe tërheqim të rinjtë dhe njerëzit nga këto libra (që refuzojnë bidatçitë) duke thënë se ato janë të përbëra nga helmi dhe gabimet. Kjo nuk është e lejuar. Sqarimi është i detyrueshëm. Këshillimi është i detyrueshëm. Është i detyrueshëm thirrja në të mirë dhe ndalimi nga e keqja edhe pse librat refuzuese kanë ekzistuar nga fillimi i ditëve askush nuk i ka kritikuar ato elhamduliLah. Prandaj këshillimi është i detyrueshëm.

 

Shpërndaje: