Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

33.Dueli në Bedr

Imam Ibn Kethir Ed-Dimeshkij (v. 774)
El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 49-50
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pasi rregulloi rreshtat e luftëtarëve, i dërguari i Allahut ﷺ u tërhoq në kasollen e ndërtuar posaçërisht për të, së bashku me Ebu Bekrin -radijAllahu anhu-. Para hyrjes së kasollës qëndruan vigjilentë Sad bin Muadhi dhe një grup prej Ensarëve, të gatshëm ta mbronin profetin ﷺ me jetën e tyre.

Ndër prijësit e fisit Kurejsh dolën për duel tre burra të njohur për trimëri: Utbe bin Rabiah, Shejbeh bin Rabiah dhe djali i Utbes, Uelid bin Utbeh. Përballë tyre u nisën tre nga muslimanët, të gjithë nga Ensarët: Auf bin Afra, Mu’auidh bin Afra dhe Abdullah bin Rauahah -radijAllahu anhum-.

Kurejshët i pyetën: “Kush jeni ju?”

Ata u përgjigjën: “Jemi nga Ensarët.”

Kurejshët i thanë: “Jeni të nderuar dhe fisnikë por ne dëshirojmë të duelojmë me kushërinjtë tanë.”

Në vend të Ensarëve, për t’u përballur me sfidën e Kurejshëve dolën: Ali bin Ebi Talib, Ubejde bin El-Harith dhe Hamzah bin Abdul-Mutalib -radijAllahu anhum-Aliu e vrau Uelidin, ndërsa Hamzah ( e vrau Utben (disa transmetime thonë se ishte Shejbeh. Sa i përket Ubejdes, ai dhe kundërshtari i tij shkëmbyen goditje të rënda; të dy u plagosën. Atëherë, Aliu dhe Hamzah ndërhynë dhe e vranë armikun e tij. Ubejde, i plagosur rëndë në këmbë, u bart nga shokët e tij dhe u përgjak rëndë derisa vdiq në vendin e quajtur Safra. – Allahu te ala e mëshiroftë atë dhe qoftë i lumtur me të!-

Është transmetuar se Aliu -radijAllahu anhu- e lidhi me këtë ngjarje fjalën e Allahut -te ala-:

Besimtarët dhe kufarët grinden për Zotin e tyre, por për ata që nuk besojnë janë përgatitur rroba prej zjarri, e mbi kokat e tyre do të hidhet ujë i valuar.” El-Haxh, 22:19

Sipas mendimit të Aliut -radijAllahu anhu- ky ajet i madhërishëm i referohet pikërisht duelit të njohur në ditën e Bedrit, kur përballë njëri-tjetrit dolën besimtarët dhe idhujtarët, duke luftuar për hir të së vërtetës. Edhe pse ky ajet është shpallur në periudhën mekase, ndërsa beteja e bedrit ndodhi më vonë në Medinë, është e mundur që ky duel të përfshihet në shembullin e parë që përmendet në ajetin hyjnor:

“Besimtarët dhe kufarët grinden për Zotin e tyre“.

Shpërndaje: