Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 38-39
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
124 – Është Sunnet që ritualet e përmendura të veprohen sipas rendit të mëposhtëm:
1 – Hedhja e gurëve
2 – Therja e kurbanit
3 – Rruajtja e flokëve
4 – Tauaf-ul-Ifadah
5 – Sa’j për haxhin Temettu
Megjithatë, lejohet nëse ato bëhen pa rend.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Nuk ka të keqe. Nuk ka të keqe.”
125 – Për haxhiun që është i arsyetuar të mos hedh gurët vlen kjo:
1 – Ai nuk ka nevojë të qëndrojë gjatë natës në Mina. Ibn Umeri ka thënë:
“El-Abbasi i kërkoi të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ta lejonte të kalonte natën në Mekë gjatë netëve të Minës për t’u kujdesur për ujin për haxhinjtë, të cilin ai e lejoi.”1
2 – Ai mund të hedhë gurët për dy ditë në një ditë të vetme. Asim bin Adi ka thënë:
“I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) u lejoi barinjve të deveve të largoheshin natën për të hedhur gurët në ditën e Nahrit (kurbanit). Pas therjes, atyre iu lejua të bashkojnë dy ditë që të hedhin gurët në njërën prej tyre.”2
3 – Ai mund të hedhë gurët gjatë natës. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Bariu hedhë gurët gjatë natës dhe i dërgon në kullotë shtazët ditën.”3
1 Transmetuar nga Bukhari, Muslimi dhe të tjerët. Është përmendur në “el-Irua” (1079).
2 Transmetuar nga autorët e Suneneve. Është vërtetuar nga disa dijetarë dhe përmendet në referencën e mëparshme (1080).
3 Hadithi është i mirë. Është transmetuar nga el-Bezzar, el-Bejhaki dhe të tjerë nga Ibn Abbasi. Hafidh ibn Haxheri tha se zinxhiri i tij i transmetimit është i mirë. Gjithashtu, ai ka rrugë transmetimi të dëshmuar që kam përmendur në “es-Sahihah” (2477).