Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

34.Burri duhet të fitojë dashurinë e gruas

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj janë që ai të fiton dashurinë e saj me fjalë e me vepra, edhe nëse ai ekzagjeron me fjalë, e përshkruan atë në një mënyrë që ajo nuk është aspak dhe i tregon për dashurin që ka për të e cila është në të vërtetë më pak në zemrën e tij. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e lejoi burrin që ta gënjejë gruan dhe anasjelltas. Pra, është në rregull që burri ta gënjej gruan e tij në mënyrë që të kenë një shtëpi të lumtur. Atij i lejohet që t’ia përmend bukurinë e saj edhe nëse ajo nuk është e bukur në atë masë. Le ti tregojë asaj se si ai e do atë, edhe pse nuk e do në atë masë. Nëse ajo kërkon diçka që ai nuk mund t’ia realizoj asaj dhe ka frikë se përgjigja do ta degradojë atë dhe do ta shkatërrojë jetën, kështu që ai mund ti thotë se ai do ta sjell atë gjë, pastaj ti thotë se nuk mundi ta gjente apo se ajo ishte shumë e shtrenjtë për momentin. Ky lloj i gënjeshtrës është i mirë në qoftë se ajo sjellë lumturinë e çiftit.

Burri i mirë zbukurohet për gruan e tij ashtu siq i ka hije burrit, sikurse parfumosja dhe të duket mirë.

Allahu (Te ala) ka thënë:

وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ

”Ato kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes.” 1

”Gruaja ka të drejtja ndaj burrit aq sa ka edhe burri ndaj saj.” 

Komentatori i Kuranit Ibn Abasi (radijAllahu anhu) ka thënë:

”Unë zbukurohem për gruan sikurse dhe unë dua që ajo të zbukurohet për mua.”

Një tjetër mënyrë për të fituar dashurinë e gruas është ti ndihmoshë asaj me punët e shtëpisë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem), i cili ishte profet dhe i dërguari i Allahut të cilit ju dha shpallja, e kishte zakon që ti ndihmojë gruas me punët e shtëpisë dhe kur thirrte ezani për namaz, ai shkonte dhe falej2.

Profeti ynë (salAllahu alejhi ue selem) i trajtonte gratë e tij mirë dhe me gëzim. Ai bënte shaka me to dhe ishte i sjellshëm me to. Pasi ai i kishte mbushur pesëdhjetë e tre vjet, garoi në vrapim me Aishen (radijAllahu anha). Aishah (radijAllahu anha) tregoi se si ajo si vajzë e re ishte në një udhëtim me të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i cili i tha shokëve të tij që ti ngasin shtazëve përpara, të cilën ata e vepruan. Pastaj ai i tha asaj:

”Eja, dhe garojmë në vrapim.”

Ajo tha:

”Unë garova me të dhe e munda atë.”

Shiko në bashkëjetesën e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:

”Më pas ai nuk më kërkoi vrapim derisa fitova peshë dhe kisha harruar garimin e parë, unë isha përsëri me të në udhëtim. Ai i tha shokëve të tij të ngasin para, të cilën ata e vepruan. Ai tha: ”Eja, të garojmë në vrapim.” I thash: ”Si të garojë me ty kur unë jam në këtë gjendje?” Ai tha: ”Ti duhet ta bëshë këtë.” Kështu që fillova të garojë me të dhe ai më mundi. Ai filloi të qesh dhe tha: ”Kjo ishte për garën e kaluar.” 3

Aishah (radijAllahu anha) e kishte harruar ndodhinë e mëparshme, por këtë nuk e kishte harruar i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Ai bëri shaka me gruan e tij, fitoi dashurinë e saj dhe garoi me të. Mundësia është e madhe që kjo të ishte në përfundim të jetës së tij (salAllahu alejhi ue selem).

Prej bashkëjetesës të mirë të profetit tonë (salAllahu alejhi ue selem) është se Aishah (radijAllahu anha) një ditë tha:

”Oh koka ime!” I dërguari i Allahut tha: ”Jo (koka juaj), por oh koka ime!” 4

Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:

”Kam ngrënë mish ndërsa kam pasur periudhën time mujore. Pastaj unë ia dhashë mishin profetit (salAllahu alejhi ue selem) që e vendosi gojën e tij në të njëjtin vend ku kam pasur gojën time. Pastaj unë pira ujë dhe i dhash atij (salAllahu alejhi ue selem) që të pij dhe ai vendosi gojën e tij në të njëjtin vend ku kam pasur gojën time.” 5

Aisha (radijAllahu anha) ka thënë:

”I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e kishte zakon të vendos kokën e tij mbi kofshët e mia dhe recitonte Kuran ndërsa unë e kisha periudhën time mujore.” 6

Ai e kishte zakon të kalojë natën me gruan e tij në një mantel edhe pse ajo kishte periudhën e saj mujore. Nëse ai njollosej nga gjaku i saj, ai vetëm e pastronte atë7. Gjithashtu i dërguarit i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e kishte zakon të lahej me gruan e tij nga i njejti legen8.

Kjo është bashkëjetesa e profetit tonë (salAllahu alejhi ue selem) dhe ai ishte i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) në të cilin ne e kemi një shembull të mirë. Disa bashkëshortë mund të thonë se ata janë të moshuar dhe se tani është shumë vonë dhe si rezultat ata nuk kanë nevojë për këtë. Por i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e kishte barrën të cilën një milion njerëz nuk janë në gjendje ta mbajnë. Ai i mbante shqetësimin e umetit, ishte përgjegjës për shpalljen dhe kishte arritur një moshë të vjetër. Megjithkëtë, ai garoi kundër gruas së tij dhe vetëm prite rastin e përshtatshëm. Sa e bukur është që burri të merr gruan e tij në një vend dhe të bën shaka me të, të garoj me të dhe ta bëjë atë në humor të mirë!


1 2:228.

2 Ibn Ebi Shejbeh (5/272), Ibn Ebi Hatim (2/2196), et-Tabari (4/4768) dhe el-Bejhaki (7/295).

3 Ibn Hibani (10/4691), Nesai (5/8942), Ahmedi (6/39), el-Humejdi (1/128/261) dhe et-Tahavi (5/143). Autentik sipas Imam Albanit në ”es-Sahihah” (131).

4 Bukhari (5666).

5 Muslimi (300), Ebu Davudi dhe tjerë.

6 Bukhari (297), Muslimi (301) dhe Ebu Davudi (260).

7 Ebu Davudi (269), Nesai (284), Ahmedi (6/45) dhe të tjerë nga Aisha (radijAllahu anha) e cila tha:

”Unë dhe i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e kishim zakon të kalonim natën në një rrobe ndërsa kisha periudhën time mujore. Nëse ai njollosej nga gjaku im, ai vetëm e pastronte atë dhe jo më shumë se kaq. Pastaj ai falej me të. Dhe në qoftë se ajo njollosej prej tij, ai vetëm e pastronte atë dhe jo më shumë se kaq. Pastaj ai falej me të. ”

Autentik sipas Imam Albanit në ”Sahih Sunnen Ebi Davud” (269).

8 Bukhari (273) nga Aisha (radijAllahu anha) e cila tha:

”Unë dhe i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e kishim zakon të pastrohemi nga një legen dhe ne ndërroheshim me rradhë.”

Shih: Muslimi (321).

Shpërndaje: