Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

34.Çdo gjë ndodh sipas caktimit të Allahut

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 50

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

32 – Çdo gjë ndodh sipas caktimit dhe dëshirës së Tij.

Shpjegimi

Pa dyshim, gjithçka ndodh sipas caktimit të Tij. Asgjë nuk i shpëton caktimit të Allahut; asnjë e mirë, asnjë e keqe, asnjë adhurim, asnjë mëkat, as besimi, as kufri, as sëmundja, as shëndeti, as pasuria, as varfëria, as dija, as injoranca. Çdo gjë ndodh sipas caktimit të Tij. Nuk ka asgjë në sundimin e Tij që ndodh përtej caktimit dhe dëshirës së Tij.

Shpërndaje: