Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

34.Çka duhet thënë para se të hyjmë në ndonjë fshat apo qytet?

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

141 – Suhejbi (radijAllahu anhu) tregoi:

Profeti  nuk futej në ndonjë fshat veçse kur e shihte nga larg thoshte:

اللَّهُمَّ رَبَّ السَّمَوَاتِ السَّبْعِ وَمَا أَظْلَلْنَ ، وَرَبَّ الأَرَضِينَ السَّبْعِ وَمَا أَقْلَلْنَ ، وَرَبَّ الشَّيَاطِينِ وَمَا أَضْلَلْنَ ، وَرَبَّ الرِّيَاحِ وَمَا ذَرَيْنَ ، فَإِنَّا نَسْأَلُكَ خَيْرَ هَذِهِ الْقَرْيَةِ وَخَيْرَ أَهْلِهَا ، وَنَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا وَشَرِّ أَهْلِهَا وَشَرِّ مَا فِيهَا

“O Zoti im, Zoti i shtatë qiejve dhe atë që e kanë hijezuar, Zoti i shatë tokave dhe atë që ato e bartin, Zoti i djajve dhe atyre që ata kanë devijuar, Zoti i erërave dhe atë që ato bartin! Kërkojmë nga Ti të mirën e këtij vendbanimi dhe të mirën e banorëve të saj dhe kërkojmë mbrojtje tek Ti nga e keqja e saj, e keqja e banorëve të saj dhe e keqja që është në të.”

Transmeton Nesai dhe të tjerët.

Shpërndaje: