Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

34.Detyrimet dhe gjërat e pëlqyera gjatë ditëve të Teshrikut

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 38-40

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

126 – Gjatë netëve të Minës, është e ligjësuar të vizitohet Qabja dhe të bëhet tavaf rreth saj, sepse profeti (salAllahu alejhi ue sel-em) e bëri këtë1.

127 – Gjatë ditëve të Minës, pesë namazet farze duhet të falen me xhemat (kjo vlen për meshkujt). Është edhe më mirë nëse ato mund t’i falin në xhaminë Khajf.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Shtatëdhjetë profetë janë falur në xhaminë Khajf.”2

128 – Pas hedhjes së gurëve në ditën e dytë ose të tretë të ditëve të Teshrikut, ritet e haxhit janë plotësuar. Pas kësaj, haxhitë shkojnë në Mekë dhe qëndrojnë aty për aq kohë sa Allahu ja ka caktuar. Aty ai duhet të kujdeset që të falet me xhemat veçanërisht në xhaminë e shenjtë.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Një namaz në xhaminë time është një mijë herë më i mirë se në xhamitë e tjera përveç xhamisë së shenjtë. Një namaz në xhaminë e shenjtë (në Qabe) është njëqind mijë herë më i mirë se në të gjitha xhamitë e tjera.”3

129 – Pavarësisht kohës, ditën apo natën, duhet bërë tavaf dhe duhet lutur shpesh.

Ai (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë për dy qoshet (të ziun dhe atë të jemenit):

“Prekja e tyre shlyen mëkatet. Ai që ecën rreth Qabes nuk bën asnjë hap pa shkruar Allahu një shpërblim për të, pa shlyer një mëkat prej tij dhe shënon një gradë për të. Ai që ecën shtatë rrathë shpërblehet sikurse të ketë liruar një skllav.”4

Ai gjithashtu tha:

“O fisi Abdu Menaf! Mos e pengoni askë që të bëjë tavaf ose që të falet rreth kësaj shtëpie (Qabes) pa marrë parasysh se në cilën kohë të ditës.”5


1 Transmetuar nga Bukhari me një reduktim (Mukhtasar el-Bukhari (287)), ndërsa të tjerët e kanë transmetuar atë me një zinxhir të plotë. Unë e kam përmendur ata në “es-Sahihah” (804).

2 Transmetuar nga Tabarani dhe edh-Dhija el-Makdisi në “el-Mukhtarah”. El-Mundhiri tha se zinxhiri i tij i transmetimit është i mirë, gjë që është e vërtetë për rrugët e tij dëshmues. Këtë e kam analizuar në librin tim “Tahdhir-us-Sexhid min Ittikhad-il-Kubur Masaxhid”, fq. 106-107. Shih http://en.wikishia.net/view/Al-Khayf_Mosque

3 Transmetuar nga Ahmedi dhe të tjerët nga Xhabiri. Zinxhiri i transmetimit është autentik dhe është vërtetuar nga disa dijetarë siç e kam përmendur në “el-Irua” (1129).

4 Transmetuar nga Tirmidhi dhe të tjerët. Ai u vërtetua nga Ibn Khuzejmeh, Ibn Hibani, el-Hakimi dhe të tjerët. Është përmendur në “el-Mishkat” (258) dhe në ”Targhib” (2 / 120-122).

5 Transmetuar nga autorët e Suneneve dhe të tjerët. Është vërtetuar nga Tirmidhi, el-Hakimi dhe edh-Dhehebi dhe është përmendur në “el-Irua” (481).

Shpërndaje: