Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

33.Domethënia se personi i vdekur mundohet nga të qarët

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Dije! Allahu të mëshiroftë! Se këto hadithe nuk kanë nevojë për këto interpretime dhe nuk gjendet në to, dhe për këtë falënderimet i takojnë Allahut, nuk gjendet në të asnjë problem apo ndonjë kundërshtim me Kuranin dhe me ndonjë bazë nga bazat e sheriatit, dhe as nuk sigurojnë se një njeri mund të ndëshkohet me veprimet e dikujt tjetër.

Profeti salAllahu alejhi ue selem nuk ka thënë:

”I vdekuri dënohet për shkak të të qajturit dhe vajtimit të familjës së tij.” porse ka thënë:
”Se ai ndëshkohet për shkak të saj.” Nuk ka dyshim se ajo gjë (vajtimi) e shqetëson dhe e mundon atë. Mundimi është dhimbja që i ndodh atij, dhe kjo është më gjithëpërfshirëse se dënimi. Gjërat e përgjithshme nuk nënkuptojnë gjërat e veçanta.

Profeti salAllahu alejehi ue selem ka thënë:

”Udhëtimi është një pjesë nga mundimi.”

Ky mundim, mund t`i ndodh besimtarit edhe jobesimtarit. Gjithashtu edhe i vdekuri ndjen dhimbje në varrin e tij nëse është pranë varrit të pasuesve të bidatit, njerëzve të prishur dhe gjynahqarëve, mundohet në të (varr) ashtu sikurse mundohet edhe njeriu në këtë botë nga ndëshkimet që i kanë rënë fqinjit të tij.

Imam Ahmedi ka thënë se të vdekurit shqetësohen nga gjynahet që bëhen pranë varreve të tyre. Nëse qajnë familja e të vdekurit tek varri një të qarë e cila është haram, duke goditur fytyrat, grisur rrobet, lyerja e fytyrave me ngjyrë të zezë, prerja e flokëve dhe thirrja me thirrjet e kohës së injorancës, e gjitha kjo është ekzistente në shumicën e rasteve nga njerëz injorantë të kësaj kohe.

Nëse gjenden këto vepra dhe fjalë kështu sikurse edhe i përmendëm, atëherë i vdekuri ndien dhimbje në varrin e tij për shkak të tyre.

Kjo dhimbje është ndëshkimi që ai ndien për shkak të vajtimit prë të, dhe këtë mendim ka pasuar edhe Shejkhul Islam Ibn Tejmijeh.

Shpërndaje: