Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

32.I vdekuri ndëshkohet nga të qarët e familjës së tij për të

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Sa i përket fjalëve të profetit salAllahu alejhi ue selem:

I vdekuri ndëshkohet nga të qarët e familjës së tij për të.” dhe ”I vdekuri ndëshkohet nga vajtim për të.

Këto hadithe i kam përmendur edhe më përpara.

Selefët dhe ata që kanë ardhur pas tyre kanë rënë në kundërshtim rreth këtyre (haditheve). Një grup prej tyre ka thënë: Allahu bën çfarë të dojë me krijesat e tij. Ajo çfarë vepron Allahu nuk mund të vihet në pikëpyetje, dhe se nuk ka dallim (për të vdekurin) midis ndëshkimit për shkak të vajtimit dhe midis ndëshkimit që ai e meriton, sepse Allahu i Lartësuar ka krijuar çdo gjë dhe se Allahu i Lartësuar i bën fëmijët, kafshët dhe të çmendurit që të ndjejnë dhimbje edhe pse ata nuk kanë vepruar asnjëgjë.

Ndërsa grupi i dytë kanë thënë: Këto hadithe nuk janë të sakta nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selam dhe se Aishja radijAllahu anha nuk i ka pranuar ato hadithe dhe është argumentuar me fjalën e Allahut të Lartësuar:

وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَى

Asnjë shpirt i ngarkuar nuk do të mbartë barren e tjetrit.

Gjithashtu ka edhe hadithe të tjera të cilat nuk i kemi përmendur akoma, me të cilat është argumentuar me to Aishja radijAllahu anha.

Prej atyre haditheve është edhe hadithi që përcillet nga Ur`ue i cili ka thënë: ”U përmend tek Aishja se Ibn Umeri e ngren deri tek Profeti salAllahu alejhi ue selam këtë hadith: I vdekuri ndëshkohet në varrin e tij për shkak të vajtimit që bën familja e tij për të.

Ajo tha: Ai ka harruar. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë: ”Ai ndëshkohet për mëkatin e tij dhe familja e tij qajnë për të tashmë.

Kjo është e ngjashme me fjalën e Profetit sAllalhu alejhi ue selem në të cilën thuhet: ”Se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem shkoi tek gropat në ditën (luftën) e Bedrit në të cilat gjendeshin disanga të vrarët e mushrikëve, dhe u tha atyre atë çfarë u tha. ”Ata e dëgjojnë çfarë unë po u them tashti.” Ai ka gabuar, porse ajo që në të vërtetë ka thënë Profeti salAllahu alejhi ue selem ishte: ”Tani ata e dinë që ajo që unë iu thoja atyre është e vërtetë.” Më pas lexoi ajetin:

إِنَّكَ لا تُسْمِعُ الْمَوْتَى

Sigurisht që ti (o Muhamed), nuk mund t`i bësh të vdekurit të dëgjojnë.

Tani ata e dinë se ajo që ia thosha atyre është e vërtetë.” Pastaj lexoi:

وَمَا أَنتَ بِمُسْمِعٍ مَّن فِي الْقُبُورِ

”kurse ti (o Muhamed) nuk mund të bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.

Ai tha: ”Ata i kanë përgatitur vendet e tyre në Zjarr.” E ka transmetuar Bukhari dhe Muslimi.

Abdullah Ibn Ubejdullah Ibn Ebij Mulejkete ka thënë: ”Një nga vajzat e Uthmanit vdiq në Mekke dhe shkuam që të prezantojmë në varrim, aty ishin Ibn Umeri dhe Ibn Abbasi dhe unë u ula midis atyre. Ose tha: U ula afër njërit prej tyre dhe më pas ardhi i fundit (Ibn Abbasi) dhe u ul anash meje.

Abdullahi Ibn Umeri i tha Ibn Abbasit: ”A nuk do t`i ndalësh nga të qarët? I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: I vdekuri ndëshkohet në varrin e tij për shkak të vajtimit që bën familja e tij për të.

Ibn Abbasi tha: ”Ka pas qenë Umeri që e thoshte një pjesë të saj. Dolëm nga Mekka me Umerin derisa arritëm në Bejda, kur aty ai e panjë karvan. Ai më tha: Shko dhe shiko se kush janë njerëzit e karvanit. Unë shikova dhe e pashë Suhejbin. E lajmërova dhe ai më tha: Ma thirr atë. U ktheva tek Suhejbi dhe i thashë: Shko dhe takoje Prijësin e Besimtarëve.

Kur u godit Umeri, Suhejbi hyri duke qarë dhe thoshte: Vëllai im! Miku im! I tha Umeri atij: O Suhejb! A po qan për mua edhe pasi i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: ”I vdekuri ndëshkohet në varrin e tij për shkak të vajtimit që bën familja e tij për të.

Ibn Abbasi thotë: Kur vdiq Umeri, ia tregova Aishes këtë gjë dhe ajo tha: Allahu e mëshiroftë Umerin. Pasha Allahun, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem nuk ka thënë: ”Allahu e ndëshkon besimtarin për shkak të vajtimit që bën familja e tij për të.” Porse i Dërguari i Allahut ka thënë: ”Allahu ia shton ndëshkimin jobesimtarit për shkak të vajtimit që bën familja e tij për të.” Ju mjafton jo ajo që është thënë në Kuran:

وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَى

”Asnjë shpirt i ngarkuar nuk do të mbartë barren e tjetrit.”

Në atë çast Ibn Abbasi radijAllahu anhu tha dhe lexoi:

وَأَنَّهُ هُوَ أَضْحَكَ وَأَبْكَى

”Ai (Allahu) të bën të qeshësh dhe të qashë.”

Ibn Mulejke tha: ”Pasha Allahun! Ibn Umeri nuk tha asnjë fjalë.” E transmeton Bukhariu dhe Muslimi. Ky transmetim është nga Bukhariu.

Në sahihun e Bukhariut dhe të Muslimit transmetohet se Aishes radijallahu anha i është thënë se Umeri dhe i biri i tij Abdullahi thonë: ”Se i vdekuri ndëshkohet nga vajtimi i të gjallit për të.

Ajo tha: ”Ju po më tregoni mua prej dikujt të cilët as nuk gënjejnë dhe as janë akuzuar për gënejshtër, porse dëgjimi gabon.

Në një transmetim tjetër ajo ka thënë: ”Allahu e mëshiroftë Ebu Abdurr-Rrahmanin, ai nuk ka gënjyer porse ai ka harruar dhe ka gabuar. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selam kaloi pranë (varrit) të një jehudije për të cilën po qanin dhe tha: ”Ato po qajnë për të ndërsa ajo po ndëshkohet në varrin e saj.

Ndërsa grupi i tretë kanë thënë: Fjala e Tij ”Se i vdekuri ndëshkohet nga vajtimi i familjes së tij për të.” Mund të kuptohet, nëse ai (i vdekuri) ka urdhëruar që ta vajtojnë ose (vajtimi) është nga zakonete tyre dhe ai nuk i ka parandaluar ato, pra, të ketë lënë testament para vdekjes që të mos thonë dhe as mos të veprojnë vepra të shëmtuara. Kjo gjë (këto zakone) ishin të njohura tek arabët dhe shumë të përmendura në poezitë e tyre.

Njëri prej tyre ka thënë: ”Nëse unë vdes, atëherë më vajto në mënyrën që më takon.” ”Grisi rrobet e tua për mua o e bija e Ma`bedit.” Etj.

Ndërsa grupi i katërt kanë thënë: ”Mund të kuptohet se është nga tradita e tij dhe e popullit të tij e qajtura dhe e vajtuara, dhe kjo është e njohur prej tyre, të cilët ai nuk i ka ndaluar (para se të vdes), sepse lënia e mosndalimit të të qarës është argument se ai është i kënaqur me me veprimin e tyre. Këtë mendim e ka Abdullah Ibn Mubaraku. Ky mendim dhe ai para tij janë të njëjtë.

Ebul Berakat Ibn Tejmijje ka thënë: ”Ky është mendimi më i saktë nga të gjitha mendimet. Nëse ai është i bindur se ata do ta vjatojnë dhe nuk len testament që të mos e vajtojnë, kjo tregon se ai është i kënaqur me veprimin e tyre. Ky është i njëjtë me atë personin i cili ka mundësi ta ndal të keqen porse nuk e ndal atë. Nëse ai do t`i këshillonte që të mos e vepronin atë gjë (vajtimin) dhe ato dota kundështonin (do të vajtonin), Allahu është më Bujar se sa të ndëshkojë atë për (veprimet e tyre) këtë.

Shpërndaje: