“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

55.Leximi në namazin e ikindisë

Imam Muhammed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 100

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

3 – Namazi i ikindisë

I dërguari i Allahut lexonte në dy rekatet e para El-Fatihan dhe një sure pas saj. Ai lexonte më gjatë në rekatin e parë se sa në rekatin e dytë1. Ata mendonin se ai vepronte kështu në mënyrë që t’iu bashkëngjiten njerëzit.2

Në dy rekatin e fundit ai lexonte sa gjatësia e pesëmbëdhjetë ajeteve, sa gjysma e asaj që lexonte në dy rekatet e para në drekë. Ai lexonte në dy rekatet e fundit gjysmë më pak se në të parat3.

Ai lexonte suren El-Fatihah në të dy rekatet4.

Ndonjëherë i lejoi ata që të dëgjojnë ndonjë ajet.5

Ai pastaj lexonte gjithashtu suret që janë përmendur në namazin e drekës.


1 Bukhari dhe Muslimi.

2 Ebu Daudi me një zinxhir autentik dhe Ibn Khuzejmeh.

3 Ahmedi dhe Muslimi.

4 Bukhari dhe Muslimi.

5 Bukhari dhe Muslimi.

Shpërndaje: