Autor: Imam Ahmed bin Hanbel
Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 401-402
Përktheu: Valdet Gashi
Besimi në shefatin (ndërmjetësimin) në ditën e gjykimit
Ky ndërmjetësim është mohuar nga Khauarixhët, Mutezilitë, Rafidat dhe sekte tjera të humbura. Megjithatë, është konfirmuar në Kuran dhe në sunnet:
وَلَا يَشْفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ارْتَضَى
”Dhe ata nuk mund të ndërmjetësojnë përveç për ata me të cilët Ai është i kënaqur.” 1
Ata argumentojnë me ajete të përgjithshme mbi kufarët dhe jo që kanë të bëjnë me besimtarët. Shembuj të këtyre ajeteve janë:
أَنفِقُواْ مِمَّا رَزَقْنَاكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَ يَوْمٌ لاَّ بَيْعٌ فِيهِ وَلاَ خُلَّةٌ وَلاَ شَفَاعَةٌ
”O ju që keni besuar! Jepni nga ajo me të cilën Ne ju kemi furnizuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim.” 2
Ka shumë ajete që ia mohojnë ndërmjetësimin kufarëve:
فَمَا تَنفَعُهُمْ شَفَاعَةُ الشَّافِعِينَ
”E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve.” 3
Pasuesit e epsheve janë lidhur me këto ajete të përgjithshme, duke i lënë tekstet autentike të të dërguarit të Allahut ﷺ dhe gjithashtu disa ajete Kuranore të cilat vërtetojnë ndërmjetësimin e besimtarëve me të cilët Allahu është i kënaqur:
وَلَا يَشْفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ارْتَضَى
”Ndërsa ata ndërmjetësojnë vetëm për atë me të cilin Ai është i kënaqur.”
وَلَا تَنفَعُ الشَّفَاعَةُ عِندَهُ إِلَّا لِمَنْ أَذِنَ لَهُ
”Ndërmjetësimi nuk bën dobi te Ai, përveç i atij të cilit i jep leje.” 4
Allahu nuk do t’u jap leje kufarëve për të ndërmjetësuar, as nuk do të pranojë asnjë ndërmjetësim për ta. Ai nuk do të pranojë ndërmjetësimin e Ibrahimit ﷺ për babain e tij. Përkundër faktit se Ibrahimi ﷺ ishte babai i profetëve kishte një pozitë madhështore tek Allahu dhe ishte miku i Tij i ngushtë, megjithatë ndërmjetësimi i tij për babain e tij nuk do të pranohet.
Profeti ﷺ ka një ndërmjetësim të veçantë për Ebu Talibin. Ai do të ndërmjetësojë për të, që ai të largohet nga thellësia e zjarrit. Ndërsa sa i përket ajetit
فَمَا تَنفَعُهُمْ شَفَاعَةُ الشَّافِعِينَ
”Nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve.”
Kjo është në fakt për kufarët. Ndërsa sa u përket besimtarëve, Allahu thotë:
وَكَم مِّن مَّلَكٍ فِي السَّمَاوَاتِ لَا تُغْنِي شَفَاعَتُهُمْ شَيْئًا إِلَّا مِن بَعْدِ أَن يَأْذَنَ اللَّهُ لِمَن يَشَاء وَيَرْضَى
”E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi që Allahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur me të.” 5
مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلاَّ بِإِذْنِهِ
”E kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveç se me lejen e Tij?” 6
Ky ndëmrjetësm do t’u lejohet besimtarëve, kjo është konfirmuar në Kuran dhe në sunnet. I dërguari ﷺ dhe të tjerët do të ndërmjetësojnë për besimtarët në mënyrë që atyre t’u ngriten gradët, të shpëtojnë nga zjarri, të nxirren nga zjarri.
Këtë e beson Ehl-us-Sunneti, dhe kjo përbën një nga parimet e tyre. Ata kundërshtojnë pasuest e epsheve, Khauarixhët, Rafidat dhe të tjerët të cilët ndoqën të pavërtetën. Besimtarët janë të detyruar të besojnë në këtë.
1 21:28.
2 2:254.
3 74:48.
4 34:23.
5 53:26.
6 2:255.