Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

35.Zbathja e çorapeve pas abdesit dhe mbathja e tyre përsëri para prishjes së abdesit dhe dhënia mes’h atyre?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 35: A i lejohet personit që zbathë çorapet pasi ka marrë abdes dhe pastaj i mbathë ato përsëri para se ai të prishë abdesin, të vazhdojë t’u jap mes’h atyre?

Përgjigje: Kjo vlen për personin që zbathë çorapet e tij pasi ka marrë abdes dhe pastaj i mbathë ato përsëri:

1 – Është abdesi i tij i parë në kuptimin që ai nuk e ka prishur abdesin e tij pasi ka mbathur çorapet. Me anë të kësaj është në rregull për t’i mbathë ato përsëri dhe për t’u dhënë mes’h atyre kur merr abdes.

2 – Në qoftë se ai gjatë abdesit i ka dhënë mes’h çorapeve dhe pastaj i ka zbathur ato, atij nuk i lejohet që t’i mbathë ato përsëri dhe t’u jap mes’h atyre sepse ai nuk i ka mbathur ato pasi që janë pastruar këmbët me ujë. Në këtë rast pastrimi është bërë duke u dhënë mes’h. Kështu thonë dijetarët.

Por, nëse dikush thotë se ai që i mbathë ato pasi që i ka pastruar ato duke u dhënë mes’h atyre, i lejohet t’u jap mes’h atyre për derisa afati kohorë vlen, kështu që mendimi është i fortë. Megjithatë, unë nuk di që dikush thotë kështu dhe prandaj unë nuk e kam këtë mendim. Nëse ndonjë dijetarë e ka këtë mendim unë besoj se ky mendim është i saktë. Kjo është sepse abdesi me dhënien mes’h është abdes i plotë. Në këtë rast duhet të thuhet se ai i cili i mbathë çorapet pas dhënies mes’h i lejohet t’u jap mes’h atyre në të njëjtën mënyrë sikurse atij që i mbathë çorapet pas larjes së këmbëve, të cilit i lejohet që t’u jap mes’h atyre. Megjithatë, unë nuk di dikë duke thënë kështu dhe Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: