Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

35.Burri nuk duhet ta fyej gruan e tij

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj është që ai të mos e fyej atë, përqesh atë ose të thotë se pamja apo veprimet e saj janë të shëmtuara. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha kur ai përmendi të drejtën e gruas ndaj burrit të saj:

”… dhe që ai të mos i thotë asaj se ajo është e shëmtuar.” 1

____________________________

1 Ebu Davudi (2142), Ibn Maxheh (1850), Ibn Hibani (9/2764), el-Hakim (2/2764) dhe Ahmedi (4/446-447). Zinxhiri i hadithit është autentik sipas Hakimit dhe Dhehebi u pajtua dhe gjithashtu Imam Albani në ”el-Irua” (2033).

Shpërndaje: