Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nuk lejohet të shkosh në gosti ku ka mëkate përderisa qëllimi nuk është ndryshimi dhe përpjekja për të mënjanuar mëkatet ekzistuese. Përndryshe e ke obligim që të largohesh nga aty. Argument për këtë janë disa hadithe:
1 – Aliu -radijAllahu anhu- ka thënë:
“Përgatita ushqim dhe ftova të dërguarin e Allahut ﷺ. Kur erdhi, pa një perde me figura, refuzoi të hyjë dhe u nis të kthehej.
I thashë: “O i dërguari i Allahut! Pse po shkon?”
Ai ﷺ tha: “Në shtëpi është një perde me figura. Engjëjt nuk hynë në një shtëpi që ka figurë.”1
2 – Aishah -radijAllahu anha- tha:
“Bleva disa jastëk me figura. Kur profeti ﷺ i pa, qëndroi te dera dhe nuk hynte brenda. Pashë në fytyrën e tij se kjo nuk i pëlqeu dhe i thashë:
“Pendohem te Allahu dhe i dërguari i Tij, çfarë mëkati kam bërë?”
Profeti ﷺ tha: “Çfarë janë këta jastëkë kështu?”
I thashë: “I bleva që të ulesh dhe të mbështetësh në to.”
Profeti ﷺ tha: “Vërtet ata që i bëjnë këto figura do të ndëshkohen në ditën e gjykimit dhe do t’u thuhet atyre: “Jepuni jetë asaj që keni krijuar!’”2
“Engjëjt nuk hynë në një shtëpi që ka figurë.” [Ai nuk hyri brenda derisa i hoqa ato.”]3
3 – Profeti ﷺ ka thënë:
“Kush beson në Allahun dhe në ditën e gjykimit, të mos ulet në sofrën ku shërbehet alkool.” 4
1 Transmeton Ibn Maxheh (2/323) dhe Ebu Ja’la (1/31 – dorëshkrim) në të cilën gjendet shtojca, zinxhiri i transmetimit është i saktë.
2 Hafidh Ibn Haxheri tha në lidhje me hadithin: “Hadithi dëshmon se engjëjt nuk hyjnë në shtëpi ku ka figura të njerëzve apo të shtazëve, prandaj ai ﷺ refuzoi të hynte. Megjithatë ai përmendi ata që bëjnë figurat para figurave si mënyrë frikësuese.
“Vërtet ata që i bëjnë këto figura do të ndëshkohen në ditën e gjykimit”,
duke pasur për qëllim kërcënimin dhe frikësimin për ata që bëjnë të tilla figura sepse si bërësi i këtyre figurave ashtu edhe përdoruesi i këtyre figurave përfshihen nga ky kërcënim sepse ai që i ka bërë këto figura nuk i ka bërë përveçse që ato të përdoren, prandaj ai që i bën këto figura është shkaku ndërsa përdoruesi i tyre është ai që është më parësore të përfshihet nga ky kërcënim dhe frikësim.”
3 Transmeton Bukhari 9/204, 10/319-320, Muslimi 61/160, Tajalisi në “el-Musned 1/358-359”, Ebu Bekr esh-Shafi’i në “el-Feueid”, Bejhaki dhe Begeuij 2/23/3, i cili tha: “Hadithi dëshmon se kushdo që ftohet në një dasmë në të cilën ka mëkate dhe muzikë, nuk duhet të marrë pjesë në të, përjashtimi i vetëm është nëse prania e tij bën që këto mëkate të braktisen dhe të ndalohen.”
Me sa duket ky hadith bie ndesh me hadithin e Aishes që do ta përmendim në kapitullin 46 sepse në këtë hadith ka argument që ai ﷺ e përdori perden ku kishte imazhe të figurave pas shndërrimit të saj në dy jastëk, ndërsa në hadithin e temës, ai ﷺ urreu praninë e këtyre imazheve.
Hafidh Ibn Haxheri në “Fet’h 10/320” citoi disa nga fjalët e dijetarëve në bashkimin midis këtyre dy haditheve dhe pastaj dha mendimin e tij se si mund të bashkohen këto dy hadithe dhe përmendi se: “Kur Aishah e grisi perden, ajo e bëri këtë nëpër figura kështu që ato e humbën formën e tyre.” Dhe më pas tha: “E përforcon këtë mënyrë të bashkimit të haditheve, hadithi i transmetuar që përmend shkatërrimin e figurave të njerëzve dhe të kafshëve gjë e cila do të vijë në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra, dhe Allahu e di më së miri.”
Them (shejkh Albani): “Unë mendoj se kjo mënyrë e tij e bashkimit të haditheve është e pashmangshme për shkak të shtojcës së fundit, shtojca e fundit është një tekst i qartë i ndalimit të përdorimit të jastëkëve në të cilët ka figura të njerëzve apo shtazëve edhe pse ato përdoren duke përjashtuar rastet kur copa e rrobës ose objekti nuk mund të ndryshohet sepse përndryshe do të shkatërrohej dhe në këtë rast kjo gjë anashkalohet për shkak të ruajtjes së pasurisë.”
4 Transmeton Ahmedi nga Umeri, Tirmidhi dhe Hakimi i cili tha hadithi është hasen, ndërsa saktësoi hadithin e transmetuar nga Xhabiri dhe me të u pajtua Dhehebi, po ashtu e ka transmetuar Tabarani nga Ibn Abbasi, shih “Irua-ul-Ghalil (1949)”.