“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

35.Prej besimit në Allahun është durimi me përcaktimin e Allahut

Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 115-117

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ وَمَن يُؤْمِن بِاللَّهِ يَهْدِ قَلْبَهُ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ

“Asnjë fatkeqësi nuk bie mbi ju veçse me lejen e Allahut. Ai ia udhëzon zemrën kujtdo që i beson Atij. Allahu është i Gjithëditur për çdo gjë.Et-Tagabun, 64:11

Alkameh ka thënë:

“Janë për qëllim fatkeqësitë që e godasin personin i cili e di se ato janë nga Allahu dhe prandaj është i kënaqur me to dhe është i nënshtruar.”

2 – Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Dy gjëra janë mosbesim tek njerëzit; fyerja e prejardhjes dhe vajtimi për të vdekurit.”

Transmeton Muslimi (67).

3 – Ibn Mesudi -radijAllahu anh- transmeton se dërguari i Allahut  ka thënë:

“Nuk është prej nesh ai i cili i godet faqet, i gris rrobat dhe lutet sikurse në kohën e injorancës.”

Transmeton Bukhari (1294) dhe Muslimi (103).

4 – Enesi -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Nëse Allahu ia dëshiron të mirën robit të Tij, ia shpejton dënimin e tij në këtë botë, dhe nëse ia dëshiron të keqen robit të Tij, e lerë në mëkate në mënyrë që ta dënojë në ditën e gjykimit.

Tirmidhi (2396), Hakimi (8799) dhe Ebu Ja’la (4254). Autentik sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xhami (308).

5 – Profeti ka thënë:

Vërtet, madhësia e shpërblimit është po aq e madhe sa sprova. Me të vërtetë, nëse Allahu i Lartësuar e do një popull e sprovon atë. Ai i cili është i kënaqur (me sprovën), Allahu është i kënaqur me të. Ndërsa ai i cili është i hidhëruar (me sprovën) Allahu është i hidhëruar me të.

Transmeton Tirmidhi (2396), hadithi është i mirë sipas tij dhe Ibn Maxheh (4031). I mirë sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xham (2110)”.

Shpjegimi

Autori dëshiron të sqarojë se durimi me caktimin e Allahut i përket besimit dhe se besimtari nuk duhet të dëshpërohet nëse ai, fëmijët e tij, pasuria e tij ose familja e tij goditen nga fatkeqësitë. Ai duhet të durojë.

Allahu -te ala- ka thënë:

وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ بِشَيْءٍ مِّنَ الْخَوفْ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِّنَ الأَمَوَالِ وَالأنفُسِ وَالثَّمَرَاتِ وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُواْ إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعونَ

”Sigurisht që Ne do t’ju sprovojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!El-Bekare, 2:155-156

وَاصْبِرُواْ إِنَّ اللّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ

“Bëhuni të durueshëm se Allahu me të vërtetë është me të durueshmit.El-Enfal, 8:46

إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّابِرُونَ أَجْرَهُم بِغَيْرِ حِسَابٍ

Vetëm ata që janë të durueshëm do të shpërblehen pa masë.” Ez-Zumer, 39:10

Profeti ka thënë:

“Kush përpiqet të jetë i durueshëm Allahu do ta bëjë të durueshëm. Askujt nuk i është dhënë dhunti më e madhe sesa durimi.”

Transmeton Bukhari (1469) dhe Muslimi (1053).

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ وَمَن يُؤْمِن بِاللَّهِ يَهْدِ قَلْبَهُ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ

“Asnjë fatkeqësi nuk bie mbi ju veçse me lejen e Allahut. Ai ia udhëzon zemrën kujtdo që i beson Atij. Allahu është i Gjithëditur për çdo gjë.”

Alkameh ka thënë:

“Janë për qëllim fatkeqësitë që e godasin personin i cili e di se ato janë nga Allahu dhe prandaj është i kënaqur me to dhe është i nënshtruar.”

Do të thotë se ai beson se është Allahu që ka caktuar dhe vendosur fatkeqësinë, prandaj ai duron pa u dëshpëruar. Për shkak të veprimit tij të mirë Allahu e udhëzon zemrën e tij në mirësi, e qetëson atë dhe e përmirëson atë.

2 – Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut  ka thënë:

”Dy gjëra janë mosbesim tek njerëzit; fyerja e prejardhjes dhe vajtimi për të vdekurit.”

D.m.th. nënçmimi i prejardhjes për shkak të arrogancës ndaj njerëzve dhe nënvlerësimit të tyre. Kjo është një degë e kufrit por është një lloj i vogël i kufrit dhe jo i madh. Ky veprim i përket praktikave të kohës së injorancës. Në hadithin e mëparshëm thuhet:

“Në umetin tim janë katër gjëra nga koha e injorancës që ata nuk do t’i braktisin; mburrja me prejardhjen e familjes, fyerja e prejardhjes së dikujt, kërkimi i shiut prej yjeve dhe vajtimi i të vdekurit.”

Por nëse qëllimi është për të prezantuar njerëzit kjo është në rregull dhe nuk përfshihet nga hadithi.

Vajtimi mbi të vdekurin vërteton dëshpërimin dhe përbëhet nga britmat. Kjo nuk lejohet. Megjithatë, lejohet për të qarë.

Profeti ka thënë:

“Syri loton, zemra pikëllohet, por ne nuk themi veçse atë që kënaq Zotin tonë. Ne prej ndarjes me ty o Ibrahim jemi të pikëlluar.

Transmeton Bukhari (1469) dhe Muslimi (1053).

3 – Ibn Mesudi -radijAllahu anh- transmeton se dërguari i Allahut  ka thënë:

”Nuk është prej nesh ai i cili i godet faqet, i gris rrobat dhe lutet sikurse në kohën e injorancës.”

Kjo vërteton dëshpërimin dhe i takon praktikave të kohës së injorancës. Është obligim që të jesh i durueshëm dhe i qëndrueshëm dhe duhet ditur se është Allahu që ka marrë këto vendime, edhe pse vdekja është e pashmangshme duhet të merren shkaqet sheriatike.

Profeti ka thënë:

“Unë distancohem nga gruaja që qan me zë e vajton, nga ajo që i rruan flokët e saj, dhe nga ajo që i gris rrobat e saj.

4 – Enesi -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut  ka thënë:

”Nëse Allahu ia dëshiron të mirën robit të Tij, ia shpejton dënimin e tij në këtë botë, dhe nëse ia dëshiron të keqen robit të Tij, e lerë në mëkate në mënyrë që ta dënojë në ditën e gjykimit.”

Nëse Allahu dëshiron t’ia falë mëkatet robit, ia përshpejton dënimin e tij në këtë jetë përmes varfërisë, sëmundjeve, humbjes së pasurisë dhe të ngjashme. Kështu Allahu ia shlyen mëkatet dhe të këqijat e tij. Dhe në qoftë se ia dëshiron të keqën atij, e bën atë të mëkatojë dhe t’i ketë ato që përmendëm derisa të dënohet për të gjitha mëkatet e tij në ditën e gjykimit. Kjo është më e keqe se dënimi në këtë jetë. Shumë fatkeqësi mund të jenë shkak që të gjitha mëkatet të shlyhen. Prandaj i godituri duhet të durojë.

5 – Profeti ka thënë:

“Vërtet, madhësia e shpërblimit është po aq e madhe sa sprova. Me të vërtetë, nëse Allahu i Lartësuar e do një popull e sprovon atë. Ai i cili është i kënaqur (me sprovën), Allahu është i kënaqur me të. Ndërsa ai i cili është i hidhëruar (me sprovën) Allahu është i hidhëruar me të.”

Aq më shumë të sëmuret një person, aq më shumë i shlyen mëkatet. Sa më të mëdha të jenë fatkeqësitë dhe gjërat e tjera nga të cilat vuan, aq më i madh do t’i jepet shpërblimi.

Profeti ka thënë:

“Kur Allahu e do një popull, Ai e sprovon atë.”

Ai i sprovon njerëzit në mënyrë që t’ua shlyen mëkatet dhe t’ua largojë të këqijat në mënyrë që ata ta takojnë Atë pa mëkate dhe hyjnë në xhenet me njerëzit e parë që hyjnë në të. Një hadith i ngjashëm janë fjalët e profetit :

“Profetët janë njerëzit më të sprovuar, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre. Njeriu sprovohet sipas gradës së besimit.”

Transmeton Tirmidhi (2398), Ibn Hibani (2900), Hakimi (121) dhe Bejhaki (6326). Autentik sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xhami (994)”.

Në një hadith tjetër ai ﷺ thotë:

“Profetët janë njerëzit më të sprovuar, pastaj ata të drejtët, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre. Njeriu sprovohet sipas gradës së besimit.

Transmeton Ahmedi (1481). Haditi është i mirë.

Në qoftë se feja e tij është e fortë ai sprovohet me sprova të rënda.

 

Shpërndaje: