“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

34.Vesveset e shejtanit për të (mashtruar) sëmurin, të afërmit dhe familjen e tij

Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi 

Burimi: ”Teslijetu Ehlil-Mesaib”
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Është e vërtetë se shejtani e sulmon të sëmurin dhe i fut atij vesvese dhe i thotë se do të ndahesh nga të dashurit e tu, se do të largohesh nga kjo botë për në një vend të vetmuar nën tokë në të cilin do të ndiesh dhimbje.

Ndoshta ai e bën atë (të sëmurin) që të ndiejë zemërim ndaj Zotit të tij dhe e bën që ta urrejë takimin me Zotin e Lartësuar. Ndoshta ai e bën atë që të flasë gjëra të cilat përbëhen nga zemërimi dhe kundërshtuese ndaj Allahut, më pas ai i fut vesvese atij për të afërmit e tij dhe i bind ata se sa i mirë ishte ai (personi që vdiq) apo se ai kishte një status të mirë dhe fillon tu përmend atyre vlerat e larta të tij (atij që vdiq), dhe i shtyen ata që të fillojnë të qajnë një të qarë të ndaluar, apo të veprojnë diçka e cila nuk lejohet, dhe e bën të sëmurin që të mërzitet se po ndahet nga kjo botë.

Kështu që, obligohen te dy palët që të kurohen me kurat fetare. Janë përmendur këto (kura) në kapitullin e parë, të cilat janë të mjaftueshme, dhe nuk është e nevojshme që t`i përsërisim ato.

Nuk ka ndonjë besimtar i cili vdes dhe të dëshirojë që të rikthehet në këtë botë edhe nëse i jipet e gjithë ajo, përveç shehidit, ai dëshiron që të kthehet në këtë botë dhe që të vritet edhe një herë tjetër pasi që shikon shpërblimet e mëdha që janë përgatitur për shehidat.

Imam Ahmedi ka transmetuar në Musnedin e tij, se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Nuk ka asnjë nefs besimtari myslimani të cilin e merr Zoti i tij i Lartësuar, i cili dëshiron që të rikthehet tek ju (në këtë botë) edhe nëse do t`i jipet e gjithë bota dhe çka ka në të.

Shpërndaje: