Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

36.U jep mes’h çorapeve dhe pastaj i zbath ato

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 36: A prishet abdesi nëse u jepet mes’h çorapeve dhe pastaj ato zbathen?

Përgjigje: Nëse i zbathë çorapet e lëkurës apo çorapet pasi u ka dhënë mes’h atyre, abdesi nuk prishet. Ky është mendimi i saktë. Ndërsa prishet mes’hi i tij. Kur ai i mbathë ato për herë të dytë dhe e prish abdesin e tij, ai duhet t’i zbathë çorapet e tij dhe t’i laj këmbët. Gjëja e rëndësishme është se ne duhet të dimë se duhet të jemi të pastër dhe të kemi larë këmbët për t’i mbathur çorapet. Kjo është ajo që dimë nga mendimet e dijetarëve.

Shpërndaje: