Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Të drejtat e gruas mbi burrin e saj është që ai të mos e bojkotojë atë për derisa ai nuk ka një arsye që ta bojkotojë, i cili bëhet me një qëllim edukativ. Kur të bëhet e lejuar për burrin që ta bojkotojë gruan, atëherë ai duhet ta bojkotojë atë brenda në shtëpi dhe jo ta bojkotoj shtëpinë.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë kur ai përmendi të drejtat e gruas mbi burrin e saj:
”… Dhe që ai të mos e bojkotojë përveç brenda shtëpisë.” 1
1 Ebu Davudi (2142), Ibn Maxheh (1850), Ibn Hibani (9/2764), el-Hakim (2/2764) dhe Ahmedi (4/446-447). Zinxhiri i transmetimit është i saktë sipas Hakimit dhe Dhehebiu u pajtua me të dhe gjithashtu edhe Imam Albani në ”el-Irua” (2033).