Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

36.Çka i këshilloni të rinjtë që largohen nga mësimet e dijetarëve dhe shkojnë në ligjëratat moderne?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 97-99

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 36: Disa të rinj nuk kanë interesim që t’i përcjellin mësimet e inçizuara dhe mësimet e dijetarëve të besueshëm sepse ata mendojnë se ato janë të parëndësishme ose pakë të rëndësishme. Ata janë orientuar në ligjëratat moderne që flasin për politikë dhe gjendjen botërore, sepse mendojnë se këto janë më të rëndësishme për shkak se ato kujdesen për çështjet bashkëkohore. Çka i këshillonë këta të rinj?

Përgjigje: Të preokupohesh me ligjërata të përgjithshme, media dhe lajme ndërkombëtare pa patur dituri lidhur me besimin dhe Kuranin është siç thashë një devijim dhe mashtrim. Një person i tillë vetëm se do të hutohet për shkak se ai ka lënë diçka të mirë për diçka të keqe. Allahu (subhanehu ue te ala) së pari dhe më kryesorja na ka urdhëruar që të mësojmë dituri të dobishme.

Ai (te ala) ka thënë:

فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنبِكَ وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ

”Atëherë, dije se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Allahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve dhe të besimtareve.”1

قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَالَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُوْلُوا الْأَلْبَابِ

”A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.”2

إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاء

”Askush nga robërit e Tij nuk ia ka frikën Allahut përveç atyre që kanë dije.”3

وَقُل رَّبِّ زِدْنِي عِلْمًا

”Zoti im, më shto dituri!”4

Ka ajete të ngjashme që e nxisin njeriun të kërkojë dituri ashtu siç është shpallur në Kuran dhe sunnet. Kjo dije është e dobishme edhe në këtë jetë dhe në tjetrën. Kjo dije është drita që e ndriçon udhëtimin e njeriut drejt xhenetit dhe lumturisë; për një jetë të mirë dhe të pastër në këtë jetë dhe lumturi në të ardhmen.

Allahu (te ala) ka thënë:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءكُم بُرْهَانٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَأَنزَلْنَا إِلَيْكُمْ نُورًا مُّبِينًا فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُواْ بِاللّهِ وَاعْتَصَمُواْ بِهِ فَسَيُدْخِلُهُمْ فِي رَحْمَةٍ مِّنْهُ وَفَضْلٍ وَيَهْدِيهِمْ إِلَيْهِ صِرَاطًا مُّسْتَقِيمًا

”O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë. Ata që i besuan Allahut dhe iu përmbajtën Atij (librit të Tij), Ai do t’i fusë në mëshirën (xhenetin) e Tij dhe do t’i gradojë e do t’i udhëzojë për në rrugë të drejtë.”5

Në çdo rekat në namazet tona, lexojmë suren ”el-Fatiha”, e cila përbëhet nga një lutje mdhështore:

اهدِنَا الصِّرَاطَ المُستَقِيمَ صِرَاطَ الَّذِينَ أَنعَمتَ عَلَيهِمْ غَيرِ المَغضُوبِ عَلَيهِمْ وَلاَ الضَّالِّينَ

”Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi,  e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!”6

Ata që janë begatuar nga Allahu janë ata që kombinojnë dijen e dobishme me vepra të mira;

وَمَن يُطِعِ اللّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللّهُ عَلَيْهِم مِّنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاء وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُولَئِكَ رَفِيقًا

“Kushdo që i bindet Allahut dhe të dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!” 7

غَيرِ المَغضُوبِ عَلَيهِمْ

”… e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd…”

Këta janë ata që nuk e praktikojnë dijen e tyre.

وَلاَ الضَّالِّينَ

”… as në të atyre që janë të humbur!”

Këta janë ata që praktikojnë pa dije.

Grupi i parë janë goditur nga hidhërimi për shkak se ai e kundërshton Allahun duke e ditur.

Grupi i dytë është i humbur dhe ai vepron pa dije.

Ata të shpëtuarit janë vetëm ata që marrin begatinë e Allahut; ata që kanë një dituri të dobishme dhe vepra të mira. Ne jemi të detyruar që ta kujtojmë këtë.

Përsa i përket angazhimit me çështjet aktuale ose siç thonë ata ”Fikhu-ul-Uaki”, kjo është diçka që bëhet pasi ta kuptosh aheriatin. Njeriu i cili e kupton sheriatin mediton për çështjet aktuale dhe se çka ndodh në botë dhe se cilat teori dhe ideologji janë në të. Pastaj ai i studion ato me anë të dijes së vërtetë dhe dijes sheriatike për të dalluar të mirën nga e keqja. Pa dije sheriatike ai nuk mund të dallojë në mes të vërtetës dhe të kotës, udhëzimit dhe devijimit8. Një person që nuk ka dije lidhur me fenë e tij dhe preokupohet me një kulturë dije të përgjithshme, me lajme dhe politikë do të devijoj në këtë mënyrë. E gjitha që përmenda përmbanë një pjesë të madhe devijimi, propaganda të devijimit dhe zbukurim me fjalë dhe mashtrime.”


1 47:19.

2 39:9.

3 35:28.

4 20:114.

5 4:174-175.

6 1:6-7.

7 4:69.

8 Ata që preokupohen me të ashtu-quajtur ”Fikh-ul-Uaki” janë zbuluar në lidhje me luftën e Gjirit, kur ata kundërshtuan fetvan e Komisionit të Fetvave dhe besuan se supozimet e tyre do të japin fryte dhe se dija e tyre politike dhe ideologjike do të mbizotërojë. Vërtet, kjo nuk ndodhi!

Shpërndaje: