Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: ”Teslijetu Ehlil-Mesaib”
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Na`ji do të thotë t`i lajmërosh të tjerët për vdekjen e një personi, sikurse veprojnë njerëzit e kohës tonë, duke lajmëruar për vdekjen e të madhit, të njohurit dhe dërgojnë një thirrës i cili i lajmëron njerëzit.
Dijetari i madh Ibn Kajjim ka thënë në librin e tij ”El-Hedju”: ”Nga Sunneti i Profetit salAllahu alejhi ue selem ishte mos lajmërimi në lidhje me vdekjen e ndonjë personi. Gjithashtu ai ndalonte nga kjo gjë duke thënë: ”Kjo gjë është nga veprat e kohës së injorancës.”
Hafidh Dijaud-Dijn (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë në librin e tij ”El-Ehkam”: ”Tema; Na`ji është i urryer” dhe më pas në këtë temë i përmendi tri hadithe, prej tyre:
Transmetohet nga Abdullah Ibn Mes`udi radijAllahu anhu i cili përcjell se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Kini kujdes nga Na`ji sepse Na`j i është nga veprat e kohës së injorancës.” Tha Abdullahi: ”Do të thotë, të lajmërosh për vdekjen e dikujt. Hadithin e transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë se është Hasen Garijb.
Transmetohet nga Hudhejfe se ka thënë: ”Kur unë të vdes, mos lajmëroni askënd sepse unë kam frikë se ai (lajmërimi) të mos jetë Na`ji. Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem të ndalojë nga Na`ji.” E transmeton Imam Ahmedi, Ibn Maxheh dhe Tirmidhiu i cili tha se hadithi është i mirë.
Ismaili Ibn Ibrahim thotë se e ka lajmëruar Ibn Aun i cili ka thënë:
”I thashë Ibrahimit: ”A është Na`ji i urryer?”
Ai tha: ”Po. Kur dikush vdes, një burrë hypën në kafshën e tij dhe bërtet tek njerëzit: ”Filani ka vdekur.”
Ibn Auni ka thënë: ”Dëgjova në Kufe se Shurajhi nuk lajmëronte për xhenazen e asnjërit. Këtë gjë ia thashë Muhammed Ibn Sirinit i cili më tha: ”Shurajhi është nga Mekka. Unë nuk dij që të ketë ndonjë problem që një burrë të lajmërojë shokun apo xhematin e tij.”
Ibrahimi ka thënë: ”Nuk ka ndonjë problem që nëse vdes një person të lajmërohen shokët e tij. Porse është e urryer që të lajmërohet në vendet publike.”
Transmeton Tirmidhiu nga Ebu Musa El-Esharij se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Çdo njeri që vdes dhe ata të cilët qajnë për të thonë: ”Zotëria im! I shtrenjti im!” dhe të ngjashme me këtë, vetëm se Allahu i urdhëron dy melaike dhe e godasin atë në gjoks dhe i thonë: ”A i tillë ishe ti?” Tirmidhiu ka thënë Hadith i mirë.
Këto hadithe vërtetojnë se lajmërimi për vdekje është e ndaluar dhe se ajo vëpër është nga veprat e kohës së injorancës. Hadithet të cilat ne i përmendëm, prej tyre ka që tregojnë Na`ji është, lajmërimi i të tjerëve se filani ka vdekur dhe ka prej tyre që tregojnë se Na`ji është, përmendja e cilësive të mira të të vdekurit. Ajo që kuptohet është, se që te dyja janë Na`j. Allahu e din më mirë.
Ajo çfarë disa njerëz veprojnë në këtë kohën tonë, duke ia shpallur njerëzve vdekjen e filan personit, kjo është nga bidatet e ndaluara, e cila të shpie në vonimin e varrimit, duke pritur që të mblidhen njerëzit. Njerëzit (në këto raste) e braktisin Sunnetin i cili është, shpejtimi i xhenazes, sikurse është vërtetuar kjo në Sunenin e Ebu Daudit, në të cilin thuhet se Ebu Talha Ibn El-Ber-ra u sëmurë dhe Profeti salAllahu alejhi ue selem shkoi tek ai për ta vizituar dhe i tha:
”Unë po e shoh se Talha po përballet me vdekjen. Më lajmëroni mua rreth tij dhe shpejtoni sepse kufoma e një myslimani nuk duhet të mbes mes familjarëve të tij.”
Ajo që gjithashtu duhet të thuhet ështe se, nuk ka problem nëse do të përmendësh disa cilësi të personit, dhe kjo në formën më të mirë dhe më të shkurtër, ato duhet të jenë të vërteta dhe të mos jenë shtyese për vajtim dhe zemërim, në këtë rast nuk është e ndaluar dhe as nuk është në kundërshtim me durimin.
Imam Ahmedi ka thënë: ”Se fjalët e pakta dhe të vërteta nuk bien në kundërshtim me durimin e obliguar. Ajo që e vërteton këtë hadithi që transmetohet nga Enesi i cili thotë se Ebu Bekri Es-Sid-dijk radijAllahu anhu hyri tek Profeti salAllahu alejhi ue selem pasi që Ai vdiq dhe e puthi në ballë dhe tha: ”Profeti im! Miku im i ngushtë! Miku im i zgjedhur!” Transmetuar nga Imam Ahmedi.
Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i lajmëroi sahabët në lidhje me vdekjen e Nexhashiut në ditën që ai vdiq. Ai doli me ta për në Musal-la (vend falje), i rreshtoi ata dhe bëri (u fal) me katër tekbire. E transmeton Bukhariu dhe Muslimi.
Ndërsa në një transmetim tjetër të Bukhariut dhe Muslimit, Ai salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Kërkoni falje për vëllain tuaj!”