Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

36.Dy kushte për pranimin e veprimit

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 42-43

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

E pashë të arsyeshme që librit t’ia bëjë një shtojcë në të cilën përmendi disa bidate që ndodhin gjatë haxhit dhe vizitave në Medine dhe në Jerusalem1. Shumica e njerëzve nuk i njohin ato dhe prandaj bien në to. Prandaj, dua të shtoj disa këshilla ndaj tyre duke sqaruar këto bidate dhe duke paralajmëruar ndaj tyre.

Allahu (tabarak ue te ala) pranon një vepër vetëm nëse plotësohen dy kushte:

1 – Vepra duhet t’i dedikohet sinqerisht Allahut (azze ue xhel).

2 – Duhet të jetë i saktë. Megjithatë, një vepër është e saktë vetëm nëse është në përputhje me Sunnetin.

Është e njohur përgjithësisht për dijetarët se të gjitha adhurimet çdo ibadet i pretenduar që nuk është ligjësuar me fjalë ose i vepruar nga i dërguari i Allahut (salAllau alejhi ue selem) duke synuar adhurimin, atëherë ajo është në kundërshtim me Sunnetin.

Sepse Sunneti ndahet në dy pjesë:

1 – Sunneti në formën e veprimit.

2 – Sunneti në formën e mosveprimit (braktisjes).

Është Sunnet që të braktiset një ibadet që profeti (salAllahu alejhi ue selem) e ka braktisur, të tilla si thirrja e ezanit për namazin e bajramit dhe të varrimit. Pavarësisht se ezani përbëhet nga dhikri dhe madhërimi ndaj Allahut (azze ue xhel), nuk lejohet për ta adhuruar Atë kështu. E gjitha kjo është një sunet të cilin e braktisi i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Këtë e kuptuan sahabët e tij (salAllahu alejhi ue selem). Prandaj ata shpesh paralajmëruan ndaj bidateve në mënyrë gjithëpërfshirëse. Hudhejfeh bin el-Jemen (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Të gjitha adhurimet që sahabët e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) nuk i vepruan as ju nuk duhet ti veproni.”

Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) tha:

“Pasoni dhe mos shpikni. Ajo që keni është e mjaftueshme. Pasoni çështjet e vjetër.”

I lumtur është ai që Allahu e udhëzon në adhurim të sinqertë sipas Sunnetit të profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe nuk e përdhos me bidate. Le të gëzohet që Allahu (azze ue xhel) do të pranojë veprat e tij të mira dhe do ta fut atë në xhenet, e lusim Allahun që Ai të na bëj të jemi në mesin e atyre që dëgjojnë fjalën dhe pasojnë më të mirën.


1 Allahu ia ktheftë muslimanëve qytetin dhe vendet e tjera muslimane dhe u dhuroftë atyre dije në lidhje me gjykimet e fesë së tyre.

Shpërndaje: