Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)
Një përmbledhje nga libri “esh-Shari’ah”
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
304 – Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:
“Profeti ﷺ e kishte zakon të thoshte: “O Allah, unë kërkoj mbrojtje nga Ti kundër sprovës dhe dënimit të zjarrit, sprovës dhe dënimi të varrit, det prej të këqijave të pasurisë dhe të varfërisë dhe të këqijave të El-Mesih Ed-Dexhallit.” 1
305 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka thënë:
“I dërguari i Allahut ﷺ e kishte zakon që të kërkonte mbrojtje kundër dënimit të xhehenemit dhe të varrit, dhe El-Mesih Ed-Dexhallit.” 2
306 – “Profeti ﷺ e kishte zakon të kërkonte mbrojtje kundër Dexhallit dhe ai e mësoi umetin e tij që të kërkojnë mbrojtje tek Allahu kundër Dexhallit. Ai e paralajmëroi umetin e tij ndaj sprovave të Dexhallit dhe ia përshkroi atë atyre. Muslimanët duhet të jenë vigjilent dhe të kërkojnë mbrojtje tek Allahu kundër kohës në të cilën Dexhalli do të vijë. Ajo do të jetë një kohë e vështirë. Allahu na mbrojtë ne dhe ju prej saj!
307 – Është transmetuar se Dexhalli tashmë është krijuar dhe se ai është i lidhur me zinxhir diku në tokë. Aty ai do të mbetet derisa Allahu (azze ue xhel) e lejon atë të dal nga aty.
308 – Enes bin Malik (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Ed-Dexhalli e ka një sy të tharë, të mbuluar nga një cipe e trashë. Mes syve të tij shkruan kafir3.” 4
309 – Ibn Umeri (radijAllahu anhume) ka thënë:
“Një ditë profeti ﷺ e përmendi Dexhallin. Ai tha:
“Ai është me një sy, e ka vetëm syrin e djathtë. Ai është si një rrush i thatë, i dalë jashtë.” 5
310 – En-Numan bin Sam’an (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Një mëngjes i dërguari i Allahut ﷺ e përmendi Dexhallin. Ai e uli dhe e ngriti atë 6 derisa ne menduam se ishte diku mes palmave. Kur shkuam tek ai, ai vuri re atë tek ne dhe tha: “Çfarë ka ndodhur?” Ne i thamë: “Ti e përmende Dexhallin në mëngjes. Ti e ule dhe e ngrite atë derisa ne menduam se ai diku mes palmave. Ai tha: “Nuk ka diçka të cilës i frikësohem më shumë për ju se sa sprova e Dexhallit. Nëse ai vjen dhe unë janë mes jush, unë do të jemë mbrojtje për ju. Dhe nëse ai vjen dhe unë nuk jam në mesin tuaj, secili duhet të mbrojë veten. Allahu do të kujdeset për të gjithë muslimanët pas meje. Ai (Dexhalli) është i ri dhe me flokë kaçurrelë. Njëri sy i tij është i thatë. Unë mendoj se ai i ngjanë Abdul-Uza bin Katanit. Në qoftë se ndonjë nga ju e përjeton atë, ai duhet të lexojë fillimin e sures “El-Kehf” kundër tij.”7
1 Bukhari (6368), Muslimi (589), Ebu Davudi (880) dhe të tjerë.
2 Muslimi (588).
3 Kafir.
4 Bukhari (7131), Muslimi (2933), Ebu Davudi (3416), dhe të tjerë. Imam Neveviu ka thënë:
Në një transmetim thuhet se ai është qorr në syrin e djathtë dhe në një transmetim tjetër thuhet se ai është me një sy në të majtë. Të dyja janë të sakta. Të jesh qorr do të jesh i lënduar në sy. Njëri sy është i thatë, ndërsa tjetri është i dalur jashtë. (Sherh Sahih Muslim (18/47))
5 Bukhari (3057), Muslimi (169), Ebu Davudi (2245) dhe të tjerë.
6 Imam Neveviu ka thënë: Kjo mund të ketë dy domethënie.
E para: Të ulësh do të thotë të nënçmosh dikë dhe të ngritë do të thotë të zmadhosh diçka. Prej nënçmimit të tij është se ai është me një sy ndryshe nga Allahu (te ala) dhe se ai nuk është në gjendje të vrasë dikë tjetër përveç atë njeri. Ndërsa ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë atë dhe pastaj ai dhe pasuesit e tij do të vdesin. Të ngriturit e tij do të thotë sprova dhe trazira e tij e madhe.
E dyta: Se ai e uli zërin e tij kur ai u lodh që pastaj ta ngritë atë që të gjithë ta dëgjojnë atë. (Sherh Sahih Muslim (18/50))
7 Muslimi (2937), Ebu Daudi (4321), Tirmidhi (2241) dhe të tjerë.