Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

36.Kujdes ndaj atyre që pasojnë tekstet (ajetet dhe hadithet) më pak të qarta

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Është transmetuar në të vërtetë nga i dërguari i Allahut ﷺ se ai ka thënë:

“Nëse i shihni ata që ndjekin atë që është më pak e qartë në të, [ju duhet ta dini se] janë ata që Allahu i ka përmendur; prandaj kini kujdes prej tyre.”

Shpjegimi

Shejkhu (rahimehullah) përmendi se është transmetuar në mënyrë autentike nga i dërguari i Allahut ﷺ se ai ka thënë:

“Nëse i shihni ata që ndjekin atë që është më pak e qartë në të, [ju duhet ta dini se] janë ata që Allahu i ka përmendur; prandaj kini kujdes prej tyre.” 1

Autori (rahimehullah) argumentoi me këtë hadith për të dëshmuar se ata që pasojnë ajetet Kuranore më pak të qarta, ose hadithet më pak të qarta dhe i veshin gënjeshtrat e tyre me to, janë pikërisht ata që janë përmendur dhe përshkruar nga Allahu:

”E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta (3:7)

Pastaj profeti ﷺ urdhëroi që të qëndrojmë larg prej tyre në mënyrë që ata të mos na largojnë nga rruga e Allahut, duke na bërë që të pasojmë tekstet më pak të qarta. Gjithashtu ai ﷺ na urdhëroi që të qëndrojmë largë nga rruga e tyre.

Shpërndaje: