Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

36.Pas betejës në Bedr

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 51-52
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) urdhëroi që Utbeh bin Rabi’ah, Shejbe bin Rabi’ah, el-Ualid bin Utbeh dhe Umejjeh bin Khalaf të hidhen në varrin masiv. Natën ai qëndroi pranë trupave të tyre dhe i qortoi dhe u dha përgjigje me fjalët:

“Sa të afërm të këqinjë që ishit ndaj një profeti, ndaj profetit tuaj. Ju më përgënjeshtruat kur të tjerët më besuan. Ju më braktisët mua kur të tjerët më ndihmuan, më dëbuat mua kur të tjerët më mirëpritën.”

Ai qëndroi në Arsah tri ditë. Pastaj u nis me të robëruarit dhe prenë e luftës të cilën ia besoi Abdullah bin Ka’b bin Amër en-Naxhari.

Në lidhje me luftën në Bedër, sqaron sureja “El-Enfal”. Kur i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) arriti në Safra e ndau prenë siç e kishte urdhëruar Allahu (Te ala). Ai dha urdhër që en-Nedhr bin el-Harithit ti pritet koka pasi e kishin kapur. Ai kishte shkaktuar shkatërrim të madh dhe e kishte bezdisur të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) shumë. Pas kësaj, ai u vajtua nga motra e tij (një tjetër mendim përmend vajzën e tij) me një poezi të njohur që përmendet nga Ibn Hishami. Ata pretendojnë se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë kur dëgjoi për këtë:

“Po të kisha dëgjuar atë përpara se ta mbys atë, unë nuk do ta kisha bërë.” 1

Kur Profeti (salAllahu alejhi ue selem) arriti në Irk-udh-Dhubjeh urdhëroi që Uqbeh bin Ebi Mu’ajtiti ti pritet koka. Edhe atij iu pre koka pasi u kap.

Pastaj i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) u konsultua me shokët e tij për atë se çfarë do të bëhet me të robëruarit. Umer bin el-Hatabi (radijAllahu anhu) propozoi që të ekzekutohen. Ebu Bekri (radijAllahu anhu) propozoi që të liroheshin me një kompenzim. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e zgjodhi propozimin e Ebu Bekrit dhe e pranoi atë. Atëherë Allahu (Te ala) shpalli një qortim të veçantë, kur Ai tha:

مَا كَانَ لِنَبِيٍّ أَن يَكُونَ لَهُ أَسْرَى حَتَّى يُثْخِنَ فِي الأَرْضِ تُرِيدُونَ عَرَضَ الدُّنْيَا وَاللّهُ يُرِيدُ الآخِرَةَ وَاللّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

”Për asnjë profet nuk qe me vend të ketë robër derisa ta ketë dërrmuar me luftë (armikun) në tokë. Ju keni për qëllim plaçkat e kësaj e kësaj bote, ndërsa Allahu dëshiron për ju Ahiretin. Allahu mbizotëron çdo gjë, dhe është i urtë.”2

Muslimi transmetoi një hadith të gjatë të Ibn Abasit (radijAllahu anhume), që e bëri të qartë të gjithë ngjarjen. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) lejoi që kundërpagesa e tyre të jetë katër mijë për çdo person.

I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) u kthye në Medine si fitues. Allahu e kishte ngritur fjalën e Tij dhe e bëri Profetin (salAllahu alejhi ue selem) që të zë vend dhe e forcoi fitoren e tij. Shumë njerëz në Medine u konvertuan në Islam. Disa prej tyre ishin Abdullah bin Ebi Selul dhe grupi i tij i hipokritëve të cilët u konvertuan nga hipokrizia.


1 el-Bejhaki në ”es-Sunnen el-Kubra” (3/384).

2 8:67

Shpërndaje: