Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

37.Zbritja e Isait ﷺ në tokë dhe lufta kundër kufarëve

Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)

Përmbledhje nga libri “esh-Shari’ah”

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

311 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Ibn Merjem ﷺ do të zbresë si gjykatës i drejtë. Ai do të thyej kryqin, do të mbytë derrin dhe të shfuqizojë xhizjen1. Do të ketë aq shumë pasuri saqë askush nuk do t’i pranojë ato.”2

312- Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Profetët kanë nëna të ndryshme por feja e tyre është një. Askush nuk është më afër me Isa bin Merjemin ﷺ se unë sepse nuk ka asnjë profet midis nesh. Ai ﷺ do të zbresë. Kur ta shihni atë, ju do ta njihni atë. Ai është me gjatësi mesatare të trupit dhe ai është i bardhë. Është sikur flokët e tij pikojnë edhe pse ato nuk janë të lagura. Ai do të thyej kryqin, do të mbytë derrin dhe do të shfuqizojë xhizjen. Pasuria do të shtohet shumë. Ai do të luftojë kundër njerëzve për çështjen e Islamit derisa Allahu të bëjë që të shfarosë të gjitha fetë përveç Islamit dhe të vras gënjeshtarin me një sy, Mesinë e devijimit. Pastaj do të ketë paqe në tokë. Luanët do të bredhin me devetë, tigrat me lopët, ujqit me delet dhe fëmijët do të luajnë me gjarpërinjtë. Askush nuk do të lëndojë dikë. Ai do të jetojë dyzet vjet. Pastaj ai ﷺ vdes dhe muslimanët do t’ia falin namazin e xhenazes.” 3

313 – Ata që do të luftojnë me Isain janë umeti i Muhammedit . Isai do të luftojë kundër jehudëve të cilët do të jenë me Dexhallin. Isai do ta mbytë Dexhallin dhe muslimanët do të mbysin jehudët.

314 – Ibn Umeri (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Ju do të luftoni kundër jehudëve dhe do t’i mbytni ata. Edhe gurët do të thonë: “O musliman! Është një jehudi këtu. Eja dhe mbyte!”4

315 – Ebu Maliku ka thënë në lidhje me ajetin:

وَإِنْ مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ إِلَّا لَيُؤْمِنَنَّ بِهِ قَبْلَ مَوْتِهِ

“Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t’i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet.” 5/6

“Kjo do të ndodhë kur Isa bin Merjem zbret në tokë. Atëherë nuk do të ketë askush nga ithtarët e librit që nuk beson në të.”

316 – Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) tha në lidhje me të njëjtin ajet:

“Do të ketë njerëz nga ithtarët e librit të cilët do të përjetojnë zbritjen e Isa bin Merjemes . Atëherë ata do të besojnë në të:

وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكُونُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا

“E në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre.” 7


1 Imam Neveviu (rahimehullah) thotë:

“E sakta është se ai nuk do ta pranojë xhizjen dhe se Islami është e vetmja gjë që ai do të pranojë prej kufarëve. Nëse ndonjë prej tyre ia paguan xhizjen atij, ai do ta refuzojë atë. E vetmja gjë që ai do të pranojë është Islami apo lufta.” (Sherh Sahih Muslim (2/163))

2 Muslimi (242), Ahmedi (2/493), Ibn Hibani (6816) dhe të tjerë.

3 Ebu Daudi (4324), Abdur-Razzaki (20.845) Ahmedi (2/406) dhe të tjerë. Albani ka thënë: Hadithi është autentik. (Sahih Sunen Ebu Daud (3/32))

4 Bukhari (2222), Muslimi (2,921) Tirmidhi (2236) dhe të tjerë.

5 Imam Et-Tabari (rahimehullah) ka thënë: “Komentuesit e Kuranit nuk pajtohen në lidhje me domethënien e këtij ajeti. Disa prej tyre kanë thënë se kjo do të thotë se ata do ta besojnë Isain para se ai të vdes. Kjo do të thotë se të gjithë njerëzit do ta besojnë atë kur ai të zbres për të luftuar kundër Dexhallit. Atëherë të gjitha fetë do të bëhen një dhe ajo është feja Islame dhe monoteiste, feja e Ibrahimit .

Të tjerë kanë thënë se të gjithë nga ithtarët e librit do ta besojnë Isain para se të vdesin. Kjo do të thotë se kur janë në shtratin e vdekjes, e vërteta dhe gënjeshtra do t’u sqarohet atyre. Nuk ka njeri që është në shtratin e vdekjes vetëm se do të shoh se si e vërteta ndahet nga gënjeshtra në fenë e tij. (Xhami-ul-Bejan (4 / 26-28))

6 En-Nisa’ 4:159.

7 En-Nisa’ 4:159.

Shpërndaje: