Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush e shpiku festimin e mevludit?

Alameh Abdul-Muhsin bin Hamed el-Abbad el-Bedr

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është hilafi (mospajtimi) në lidhje me festimin e ditëlindjes së profetit ixhtihadij ku lejohet arsyetimi i kundërshtarit apo ky hilaf është i tillë që e detyron palën tjetër të braktis mendimin për shkak të kundërshtimit që ka shfaqur?

Përgjigje: E tërë mirësia është në pasimin e Selefëve; kaluan tre shekuj, kaluan 300 vite dhe në to nuk u festua Mevludi. I dërguari i Allahut  ﷺ nuk e festoi ditëlindjen e tij, edhe sahabët nuk ia festuan ditëlindjen e tij, edhe tabiinët nuk ia festuan ditëlindjen, edhe etbe et-tabiinët nuk ia festuan ditëlindjen e tij.

Festimi i mevludit erdhi në shekullin e katërt. I pari që e shpiku mevludin, e shpiku atë në shekullin e 4-të hixhrij, dhe kush ishte ai që e shpiku atë? Ata ishin el-Ubejdijunët të cilët e sundonin Egjiptin, Rafidat të cilët e sundonin Egjiptin. Ata ishin që e shpikën mevludin dhe këtë e bënë duke i’u përngjasuar nasranive (të krishterëve). Atë që e shpikën Rafidat, e bënë duke u përngjasuar të krishterëve, ’’Errësirë mbi errësira, errësirë mbi errësira’’.

Po të kishte mirësi në festimin e mevludit, do t’i kishin paraprirë në këtë veprim sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ. Por ky është veprim i shpikur dhe veprim i bidatçinjve, dhe mjafton që tre brezat e parë kaluan dhe nuk e praktikuan këtë.

Shpërndaje: