“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

38.Ai që u bindet dijetarëve dhe pushtetarëve në një ndalesë të cilën ata e konsiderojnë të lejuar ose anasjelltas, i ka marrë ata si zota karshi Allahut

Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 122-123

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

1 – Ibn Abbasi ka thënë:

“Veç sa nuk bien mbi ju gurë nga qielli; Unë them: “I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë, ndërsa ju thoni: “Ebu Bekri dhe Umeri kanë thënë!?Ahmedi (3121).

2 – Imam Ahmedi ka thënë:

”Habitem me disa njerëz të cilët e dinë zinxhirin e transmetimit të një hadithi dhe autenticitetin e tij por megjithatë pasojnë mendimin e Sufjanit et-Theurit, ndërsa Allahu -te ala- ka thënë:

فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَن تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.” En-Nur, 24:63

A di se çka është fitne? El-Fitne është shirku. Ndoshta ai që refuzon diçka prej fjalëve të tij ﷺ goditet nga një devijim në zemër dhe si rezultat i kësaj shkatërrohet.”

3 – Adij ibn Hatim -radijAllahu anhu- tregon: Shkova te i dërguari i Allahut , ndërkohë që në qafë kisha një kryq prej floriri.

Ai më tha: “Çfarë është ky kështu, o Adij? Hiqe atë idhull prej trupi!” Pastaj e lexoi ajetin:

اتَّخَذُواْ أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللّهِ

“Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre.Teube, 9:31

I thashë atij: “Ne nuk i adhuronim ata.”

Profeti ﷺ tha: “A nuk e ndaluan atë që Allahu e ka lejuar, ndërsa ju iu bindët dhe i pasuat, dhe e lejuan atë që Allahu e ka ndaluar, ndërsa ju iu bindët dhe i pasuat?

U përgjigja: “Po.”

Profeti ﷺ tha: “Kështu i adhuruat ata.”

Transmeton Ahmedi, Tirmidhi (3095) i cili tha se hadithi është i mirë, Tabarani në ”el-Mu’xhem el-Kebir (218)”, Bejhaki në ”es-Sunnen el-Kubra (20137)”. I mirë sipas Albanit në ”Ghajat-ul-Maram (6)”.

Shpjegimi

Me këtë titull autori dëshiron të ngulis teuhidin dhe zbatimin e sheriatit. Gjithashtu ai dëshiron që obligimet dhe ndalesat e Allahut të respektohen. Ai gjithashtu paralajmëron ndaj pasimit të dijetarëve dhe udhëheqësve në atë që kundërshton ligjin e Allahut. Ky është pasim i verbër.

Është e detyrueshme për dijetarët dhe besimtarët që të respektojnë urdhrat dhe ndalesat e Allahut, të lejojnë atë që Allahu e lejon dhe të ndalojnë atë që Allahu dhe i dërguari i Tij e ndalojnë. Atyre nuk i lejohet që t’i binden askujt në atë që e kundërshton këtë. Bindja ndaj të tjerëve lejohet vetëm në atë që është e lejuar. Është e ndaluar t’i bindesh dikujt në diçka që është në kundërshtim me ligjin e Allahut. Nuk lejohet bindja ndaj një krijese në atë që është mëkat ndaj Krijuesit. Nuk lejohet bindja ndaj prindit, fëmijës ose bashkëshortes në diçka që kundërshton atë që sheriati lejon dhe ndalon.

1 – Ibn Abbasi ka thënë:

“Veç sa nuk bien mbi ju gurë nga qielli; Unë them: “I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë, ndërsa ju thoni: “Ebu Bekri dhe Umeri kanë thënë!?

Ky është një kërcënim për dënim. Ai donte të thoshte se ishte duke argumentuar me fjalën e Allahut dhe të dërguarit të Tij , ndërsa ju më kundërshtoni dhe i kundërviheni urdhrit të Allahut dhe të dërguarit të Tij me anë të fjalëve të Ebu Bekrit dhe Umerit. Kjo dëshmon se nuk lejohet të kundërshtohet urdhri i Allahut dhe i të dërguarit të Tij edhe nëse mendimi është i Ebu Bekrit dhe Umerit të cilët janë njerëzit më të mirë pas profetëve, e çfarë të thuhet për të tjerët? Me këtë Ibn Abbasi nxitë në respektimin e Kuranit dhe paralajmëron njerëzit ndaj asaj me të cilën ata e kundërshtojnë sheriatin.

2 – Imam Ahmedi ka thënë:

”Habitem me disa njerëz të cilët e dinë zinxhirin e transmetimit të një hadithi dhe autenticitetin e tij por megjithatë pasojnë mendimin e Sufjanit et-Theurit, ndërsa Allahu -te ala- ka thënë:

فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَن تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

”Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.” En-Nur, 24:63

A di se çka është fitne? El-Fitne është shirku. Ndoshta ai që refuzon diçka prej fjalëve të tij ﷺ goditet nga një devijim në zemër dhe si rezultat i kësaj shkatërrohet.”

Kjo do të thotë se ata e dinë se zinxhiri i transmetimit deri tek profeti dhe tek sahabët e tij është autentik. Imam Ahmedi i qortoi ata që vepronin këtë dhe tregoi se veprimi është i pavend. Pastaj lexoi:

فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَن تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

”Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.” En-Nur, 24:63

Ai që refuzon diçka prej fjalëve të profetit rrezikon të sprovohet me rënien në shirk dhe dalje nga feja. Edhe ky pra është një paralajmërim që mos të kundërshtohet sheriati. Nuk ka rëndësi nëse kundërshtuesi është shumë i ditur. Sahabët dhe pasardhësit e tyre thanë qartë se nuk lejohet pasimi i tyre në atë që kundërshton urdhrat e Allahut dhe të dërguarit të Tij . Prandaj ky kërcënim përfshinë personin i cili e di se mendimi i një personi të caktuar e kundërshton sheriatin dhe megjithatë zgjedh të shpallë të ndaluarën si të lejuar.

3 – Adij ibn Hatim -radijAllahu anhu- tregon: Shkova te i dërguari i Allahut , ndërkohë që në qafë kisha një kryq prej floriri.

Ai më tha: “Çfarë është ky kështu, o Adij? Hiqe atë idhull prej trupi!” Pastaj e lexoi ajetin:

اتَّخَذُواْ أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللّهِ

Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre.” Teube, 9:31

Unë i thashë atij: “Ne nuk i adhuronim ata.”

Profeti ﷺ tha: “A nuk e ndaluan atë që Allahu e ka lejuar, ndërsa ju iu bindët dhe i pasuat, dhe e lejuan atë që Allahu e ka ndaluar, ndërsa ju iu bindët dhe i pasuat?”

U përgjigja: “Po.”

Profeti ﷺ tha: “Kështu i adhuruat ata.”

Transmetuar nga Ahmedi dhe Tirmidhi i cili tha se hadithi është i mirë.

Ai që u bindet dijetarëve dhe pushtetarëve kur ata e shpallin të ndaluarën të lejuar dhe anasjelltas, dhe njëkohësisht i pason ata duke e ditur se ato mendime  kundërshtojnë dispozitat e Allahut, me këtë i adhuron ata dhe del nga feja. Por nëse i pason atë nga injoranca apo ixhtihadi, veprimi i tij nuk konsiderohet të jetë adhurim i përkushtuar ndaj tyre, as nuk përfshihet nga ky kërcënim sepse njeriu është i detyruar të pyes dijetarët dhe të pasojë fetvatë e tyre përderisa ai nuk e di se fetvaja i kundërshton dispozitat e Allahut.

Shpërndaje: