Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

38.Allahu nuk ka kundërshtar dhe ortak

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 54-55

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

36 – Ai është i Lartësuar dhe larg nga ndonjë ortak.

Shpjegimi

Ai është Lartësuar me qenien, pozitën dhe fuqinë e Tij nga ortakët dhe adashët. Të ngjashmit janë të barabartë dhe ekuivalencë. Nga të gjitha këto Allahu është i pastër (subhanehu ue te ala). Askush nuk është ortak i Tij, askush nuk i ngjan Atij, askush nuk korrespondon me Të. Kjo i përket pozitës dhe fuqisë së Tij. Në të njëjtën kohë, Ai është i Larti me qenien e Tij, do të thotë mbi krijesat e Tij.

Allahu as nuk ka kundërshtarë. Asnjë krijesë nuk mund t’i rezistojë Atij. Kur Ai dëshiron diçka askush nuk mund ta ndalojë urdhrin e Tij (subhanehu ue te ala). Nëse Ai dëshiron të bekojë dikë askush nuk mund ta ndalojë mirësinë e Tij, nëse Ai dëshiron të privojë dikë askush nuk mund ta pengojë privimin:

اللَّهُمَّ لاَ مَانِعَ لما أَعْطَيْتَ وَلاَ مُعْطِي لِمَا مَنَعْتَ وَلاَ يَنْفَعُ ذَا الْجَدِّ مِنْكَ الجَدُّ

“O Allah! Askush nuk mund të ndalojë atë që Ti ke dhënë dhe askush nuk mund të jep atë që Ti ke parandaluar. I pasuri nuk përfiton nga pasuria e tij tek Ti.”1

Allahu (te ala) tha:

مَا يَفْتَحِ اللَّهُ لِلنَّاسِ مِن رَّحْمَةٍ فَلَا مُمْسِكَ لَهَا وَمَا يُمْسِكْ فَلَا مُرْسِلَ لَهُ مِن بَعْدِهِ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ

“Çfarëdo nga mëshira që Allahu mund t’u dhurojë njerëzimit askush nuk mund ta ndalë atë dhe çfarëdo që Ai mund të ndalojë askush nuk mund ta dhurojë atë pas kësaj. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues.”2

Pra, ai nuk ka adash. Ai nuk ka kundërshtarë kur Ai urdhëron dhe ndalon. Ndryshe nga krijesat. Krijesat kundërshtojnë dhe bien ndesh me njëri-tjetrin. Të gjitha krijesat kanë ekuivalentë të tyre. Ata i ngjasojnë njëri-tjetrit në lidhje me dijen, emrat, fizikën, cilësitë, veprat dhe pronësinë, Atij nuk i ngjan askush dhe Ai nuk ka ortak (subhaneh).


1 Bukhari (844) dhe Muslimi (593).

2 35:2

Shpërndaje: