Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

38.I mençuri dhe arsyetimi

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

I dërguari i Allahut ka thënë:

”Ai i cili i kërkon ndjesë vëllait të tij, dhe ai nuk ia pranon ndjesën, ai do të ketë një dënim të njëjtë sikurse personi që merr taksa.”

Transmeton Ibn Maxheh (3718), hadithi është i mirë sipas Ibn Hibanit, dhe i dobët sipas Albanit në Silsiletu ed-Daifeh (6665).

Ebu Hatim ka thënë:

”I mençuri është i obliguar që kur vëllai i tij të kërkoi falje për gabimet apo për mangësitë e kaluara, t’ia pranojë faljen dhe ta llogarisë atë sikurse të mos ketë gabuar fare sepse kam frikë se ai i cili nuk i pranon justifikimet nuk do ta arrijë Haudin e të përzgjedhurit ﷺ. Ai që është i pakujdesshëm për shkak të ndonjë arsye është i obliguar që t’i kërkojë falje vëllait të tij për mangësitë e tij.”

Ebu Hatim ka thënë:

”Nuk lejohet që t’i shtosh shumë të kërkuarit falje nga vëllai yt sepse kjo është shkak që të shpie në dyshime. Unë rekomandoj që të kërkoni falje sa më pak në përgjithësi sepse justifikimet përzihen me gënjeshtra. Të pakët janë ata që kam parë të cilët janë justifikuar dhe nuk e kanë përzier justifikimin e tyre me gënjeshtër.

Ai që pranon gabimin meriton të falet për të. Poshtërimi në kërkimin e faljes për gabimin bën që zemërimi të shuhet.

Ebu Kilabeh ka thënë:

”Nëse mëson se vëllai yt ka bërë diçka që ti e urren, gjeje një justifikim për të. Nëse nuk mund t’i gjesh një justifikim, duhet të thuash: ‘Ai duhet të ketë një justifikim që unë nuk e di’.”

Ebu Hatim ka thënë:

”Nuk lejohet të bëhet publik dënimi i personit që nuk ka bërë mëkat haptazi sepse njerëzit më të këqij janë ata të cilët nuk i fshehin gabimet dhe fajet. Njerëzit më të këqij janë ata që nuk i fshehin gabimet dhe fajet, dhe në qoftë se ai nuk është i sinqertë, është e obliguar për atë që e di se ai po gënjen dhe akoma e poshtëron veten me arsyetime, që të mos ta ndëshkoj për një mëkat që ka kaluar. Në vend të kësaj duhet ta falënderoi atë për veprën e tij të madhe që tregohet kur ai kërkon falje. Nuk është mangësi që personi i cili arsyetohet ta bëjë këtë duke poshtëruar veten e tij dhe duke u përulur përpara vëllait të tij kur ai kërkon falje prej tij.”

Ebu Hatim ka thënë:

”Kërkimi i faljes e largon shqetësimin, pikëllim, urrejtjen dhe tmerrin. Pakësimi i tyre shkakton kundërvajtje të mëdha dhe mëkate të shumta. Shtimi në kërkimet e faljes të shpien në dyshime dhe në mendime të këqija. Sikur cilësia e vetme e personit i cili kërkon falje do të ishte se personi i cili kërkon falje nuk është mendjemadh kur kërkon falje, kjo do të mjaftonte për ta obliguar personin e mençur që ta falë atë për çdo gabim që vepron.”

Shpërndaje: