Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

38.Qëndrimi i Ehl-us-Sunnetit në lidhje me emrat dhe cilësitë e Allahut që janë përmendur në sunnet

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 55-57

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Kjo gjendet gjithashtu në sunnetin e të dërguarit të Tij ﷺ. Sepse sunneti e shpjegon Kuranin, e sqaron atë, e vërteton dhe e shtjellon. Është e detyrueshme për të besuar çdo gjë me të cilën i dërguari ﷺ e përshkroi Zotin e tij në hadithet autentike që janë pranuar nga dijetarët. Shembuj të kësaj janë fjalët të dërguarit ﷺ:

”Kur një e treta e fundit e natës mbetet, Allahun zbret në qiellin e dunjasë dhe thotë: ”Kush më lutet që Unë t’i përgjigjem? Kush kërkon nga Unë që Unë t’i jap atij? Kush kërkon nga Unë falje që ta fal atë?” 1

”Allahu gëzohet më shumë për pendimin e robit të Tij se kur dikush nga ju gëzohet kur e gjen devenë e tij mbi të cilën ai e ka ushqimin dhe pijen e tij pasi t’i ketë humbur ajo. Kur ai shtrihet nën pemë dhe e pret vdekjen. Papritmas deveja qëndron para tij. Ai pastaj e kap atë tek litari dhe thotë (habitet nga gëzimi i madh): ”O Allah! Ti je robi im dhe unë jam zoti Yt.” 2

”Allahu (te ala) qesh me dy persona. Njëri prej tyre vret tjetrin dhe që të dy do të hyjë në xhenet.” 3

”Zoti ynë çuditet me humbjen e shpresës së robërve të Tij pavarësisht se ndryshimi i Tij është afër. Ai iu shikon ju kur ju jeni në vështirësi dhe jeni të pashpresë. Ai fillon të qesh sepse Ai e di se shpëtimi juaj është afër.” 4

Hadithi është i mirë.

”Përsëri dhe përsëri do të hidhen në xhehenem dhe xhehenemi do të thotë:

هَلْ مِن مَّزِيدٍ

”A ka më?” 5

“derisa Allahu do të vendosë këmbën e Tij mbi të dhe xhehenemi do të thotë: “Mjaft, mjaft.” 

”Allahu do të thotë: ”O Adem!” Ai përgjigjet: ”Unë të përgjigjem Ty dhe kërkojë ndihmën Tënde.” Pastaj Ai thërret me zë: ”Allahu të urdhëron që të nxjerrësh një grup prej pasardhësve të tu për në zjarr.” 7

Shpjegimi

Këto gjashtë hadithe, duke përfshirë edhe ajetet e mëparshme argumentojnë për cilësitë dhe emrat e Allahut (subhaneh) dhe dëshmojnë se Allahu (xhela ue ala) ka emra të bukur dhe cilësi të larta. Sikurse ato janë përmendur në Kuran, ato gjithashtu janë përmendur në sunnet. Sunneti autentik i të dërguarit të Allahut ﷺ e interpreton Kuranin, e shpjegon atë, e dëshmon atë dhe e sqaron atë.

Allahu (xhela ue ala) ka thënë:

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ

“Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut dhe të dërguarit të Tij.”8

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَطِيعُواْ اللّهَ وَأَطِيعُواْ الرَّسُولَ

“O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të dërguarit.” 9

وَالنَّجْمِ إِذَا هَوَى مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمْ وَمَا غَوَى وَمَا يَنطِقُ عَنِ الْهَوَى إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَى

“Pasha yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)! Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta). Dhe ai nuk flet nga mendja e tij.” 10

Sikurse emrat dhe cilësitë e Allahut përmenden në Kuran ashtu përmenden edhe në sunnet. Ajo që është saktësuar në sunnetin autentik ka të njëjtin kuptim sikurse ajo që është në Kuran. Prandaj duhen pohuar ato dhe duhen besuar se ato janë emrat dhe cilësitë e Allahut siç i përket madhështisë së Tij (subhanehu ue te ala) pa shtrembërim, pa mohim, pa imagjinim dhe pa i krahasuar me krijesat. Qëndrimi ndaj tyre është pra i njëjtë. Ajo që përmendet në sunnetin autentik ka të njëjtën dispozitë si ajo që është në Kuran. Sipas Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit qëndrimi ndaj tyre është i njëjti. Për shembull, profeti ﷺ ka thënë:

”Kur një e treta e fundit të natës mbetet, Allahu zbret në qiellin e dunjasë dhe thotë: ”Kush më lutet që Unë t’i përgjigjem? Kush kërkon nga Unë që t’i jap atij? Kush kërkon nga Unë falje që ta fal atë?”

Ehl-us-Sunneti pohojnë këtë zbritje dhe besojnë se ajo i përket cilësive të Allahut. Kjo zbritje i përket vetëm Allahut. Ajo nuk i ngjan zbritjes së krijesave. Një rob p.sh zbret poshtë një mali, por zbritja e tij nuk është sikurse zbritja e Allahut. Zbritja e Allahut nuk është sikurse zbritja e robit të Tij. Njëra zbritje dallon nga zbritja tjetër.


1 Bukhari (7494) dhe Muslimi (758).

2 Bukhari (6308) dhe Muslimi (2747).

3 Bukhari (2826) dhe Muslimi (1890).

4 Ibn Maxheh (181). I mirë sipas Albanit në ”Es-Sahihah” (2810).

5 Kaf 50:30.

6 Bukhari (4848) dhe Muslimi (2846).

7 Bukhari (7483) dhe Muslimi (222).

8 En-Nur 24:62.

9 En-Nisa’ 4:59.

10 En-Nexhm 53:1-4.

Shpërndaje: