“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

38.Shembull i refuzimit të përgjithshëm i dyshimeve të idhujtarëve

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Prej asaj që kam përmendur është se Allahu ka thënë se idhujtarët e pranojnë se vetëm Allahu është Zot dhe se mosbesimi i tyre qëndron në përkushtimin e tyre ndaj engjëjve, profetëve dhe eulijave, kur ata thonë:

”Ata janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu.” (10:18)

Kjo është një çështje e qartë dhe askush nuk mund të ndryshojë kuptimin e saj.

Shpjegimi 

Autori (rahimehullah) shpjegon se si ne duhet t’i referojmë tekset më pak të qarta tek ato që janë të qarta. Nuk ka dyshim se idhujtarët besonin në Teuhidin Rububijeh, megjithatë, ata adhuronin engjëjt dhe të tjerë dhe thanë se ata ndërmjetësojnë për ta tek Allahu. Megjithatë, ata ishin idhujtar, dhe jeta dhe pasuria e të cilëve janë deklaruar të lejuara që të merren nga profeti ﷺ. Ky është një tekst i qartë nuk ka paqartësi në të, i cili nënkupton se askush nuk ka hise në sundimin dhe fuqinë e Allahut, po ashtu askush nuk ka as ndonjë hisë në adhurimin e Tij dhe të drejtën për tu adhuruar. I tilli është idhujtar edhe nëse beson se Allahu është i Vetëm në sundimin e Tij.

Shpërndaje: