Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

39.Askush nuk mund të anulojë vendimin e Allahut

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 44

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

37 – Askush nuk mund të anulojë vendimin e Tij ose të vonojë përmbushjen e gjykimit të Tij ose të anulojë urdhërin e Tij.

إِذَا قَضَى أَمْرًا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُ كُن فَيَكُونُ

“Kur Ai vendos për një gjë, Ai vetëm i thotë asaj: “Bëhu!” – dhe ajo bëhet menjëherë.”1

وَاللّهُ يَحْكُمُ لاَ مُعَقِّبَ لِحُكْمِهِ وَهُوَ سَرِيعُ الْحِسَابِ

“Kur gjykon Allahu, nuk ka tjetër më që të kthejë prapë gjykimin e Tij dhe Ai është më i Shpejti në llogari.”2

Kur Allahu (azze ue xhel) vendos diçka askush nuk mund ta ndalojë atë ndryshe nga njerëzit vendimet e të cilëve mund të shfuqizohen dhe të anulohen. Askush nuk mund t’i kthejë urdhrat (kaderin) universal të Allahut. Ndërsa, është e mundur që urdhëresat e Tij fetare të anulohen dhe të kundërshtohen. Kështu, Allahu i sprovon krijesat për t’i shpërblyer ose për t’i ndëshkuar ata përgjatë kësaj.


1 19:35

2 13:41

Shpërndaje: