Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 45-47
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1 – Mos udhëtimi në muajin Safer si dhe braktisja e disa veprave, sikurse fejesa dhe martesa.
2 – Mos udhëtimi ndërsa muaji është në përfundim apo kur hëna është në shenjën e akrepit.
3 – Mos pastrimi i shtëpisë pasi të niset haxhiu për në haxh.
4 – Dy rekate ku suret “el-Kafirun” dhe “El-Ihlas” lexohen në rekatin e parë dhe të dytin. Pas kësaj, leximi i lutjes në vijim:
“O Allah! Unë kam dalë për hir Tëndin dhe jam drejtuar drejt Teje.”
Pastaj lexohet ajeti Kursi, suret “el-Ikhlas”, “el-Felek” dhe “en-Nas” dhe gjëra të tjera të përmendura në disa libra të fikhut.
5 – Katër rekate.
6 – Kur haxhiu niset nga shtëpia ai lexon fundin e sures “el-Imran”, ajetin Kursi dhe suret “el-Kadr” dhe “el-Fatihah.” Ata thonë se leximi i plotëson nevojat në të dy jetët.
7 – Dhikri me zë të lartë kur nisen haxhitë dhe kur të kthehen.
8 – Thirrja e ezanit gjatë lamtumirës së tyre.
9 – Bartja dhe festimi me mbulesën e Qabes1.
10 – Dhënia lamtumirë haxhive me muzikë, siç ndodhë në disa vende.
11 – Udhëtimi vetëm me argumentin se ndjehesh rehat dhe i afërt me Allahun (te ala), të cilën e thonë disa Sufij.
12 – Udhëtimi pa ushqim dhe pije për të përmirësuar mbështetjen në Allahun.
13 – Udhëtimi tek varret e profetëve dhe njerëzve të drejtë.
14 – Martesa me gruan që nuk ka kujdestarë. Ata martohen vetëm për shkak që ai të jetë kujdestarë i saj2.
15 – Vëllazërimi mes gruas dhe burrit në mënyrë që ai të jetë kujdestari i saj. Pastaj ai sillet me të sikurse me gratë për të cilat ai është kujdestar.
16 – Gruaja udhëton e vetme me një grup të grave që pretendojnë të jenë të besueshëm. E njëjta gjë vlen, nëse një grua udhëton me një kujdestar i cili merr kujdestarinë për të gjitha gratë në grup.
17 – Marrja e taksave nga haxhitë.
18 – Udhëtari falë dy rekate çdo herë kur ai stacionohet në një vendbanim. Përveç kësaj, ai thotë:
“O Allah! Më bë të zbres në një vend të bekuar! Ti je më i miri që udhëzon në vendin ku ata do të ulen në të.”
19 – Sa herë udhëtari hyn në një banim ai lexon suren “el-Ikhlas” njëmbëdhjetë herë, ajetin Kursi një herë dhe ajetin:
وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ
”Ata nuk e çmuan Allahun me atë madhështinë që i takon Atij, ndërsa në ditën e Kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në dorën e Tij të djathtë.”3
20 – Udhëtari ha qepë në çdo vend që ai viziton.
21 – Vizita e vendeve me qëllim që të kërkoj bekim prej tyre edhe pse nuk ka pëlqim për këtë nga sheriati. Disa prej tyre janë vende që për të cilat thuhet se ka mbetje që i përkisnin profetit (salAllahu alejhi ue selem), të tilla si shkëmbi në Jerusalem, xhamia e vjetër jashtë Damaskut dhe varrezat e profetëve dhe njerëzve të mirë4.
22 – Nxjerrja e armës kur vjen në Tebuk.
1 Ky bidat ka vdekur që disa vite, elhamdulilah. Megjithatë, ai është zëvendësuar me bidatin që vjen pas tij. El-Baxhuri ka thënë:
“Është e ndaluar të shikohet transporti i mirënjohur, veshjen e vendit të Ibrahimit dhe të ngjashme.” (El-Hashijeh ala Matn Ebi Shuxhe (1/41))
2 Kjo bidat dhe bidati pas tij i përkasin bidateve më të këqija. Veprimi është një dredhi kundër legjislacionit dhe ekspozim ndaj marrëzirave.
3 39: 67
4 Është transmetuar se Umer bin el-Khatabi (radijAllahu anh) e pa se si njerëzit nxitonin për në një vend të caktuar. Ai tha:
“Çfarë është kjo?” Ata thanë: “Është një xhami në të cilën i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) u falë. Pastaj ai tha: “Kështu u shkatërruan pasuesit e librit; ata bënë mbetjet e profetëve të tyre sinagoga dhe kisha. Atij që i ndodh të jetë aty kur hynë namazi, le të falet aty. Përndryshe nuk duhet ta bëjë këtë.”