Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

39.Burri duhet të jetë i lumtur me gruan e tij

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj është që ai të merr nga ajo atë që është më e lehta, dhe të kënaqet me atë që është më e lehtë për gruan e tij, duke marrë parasyshë natyrën e saj.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

Silluni mirë me gratë, ngase gruaja është krijuar nga briri i lakuar dhe pjesa më e lakuar është pjesa e sipërme e saj. Nëse mundohesh ta drejtosh do ta thyesh atë dhe nëse e lenë të tillë ajo do të mbetet e shtrembër. Prandaj sigurohuni që të kujdeseni mirë ndaj grave.” 1

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë gjithashtu:

”Gruaja është krijuar nga një brinjë dhe ajo kurrë nuk do të bëhet siç dëshiron ti. Nëse dëshiron të kënaqesh me të atëherë kënaqu ështu siç është e shtrembër, dhe në qoftë se dëshiron ta drejtosh atë, atëherë do ta thyesh; thyerja e saj është ta bësh divorcë atë.” 2

Qëllimi i kësaj është që burri ta dijë se si është gruaja e prirur dhe që ai të kënaqet nga ajo që i jep gruaja e tij duke pasur parasysh natyrshmërinë e saj. Ai nuk duhet ta obligojë atë më shumë se ka mundësi të veprojë. Ai duhet të ketë durim me gabimet e saj, sepse ajo është krijuar nga briri i lakuar.


1 Bukhari (3331) dhe Muslimi (1468) formulimi është i Muslimit.

2 Bukhari (3331) dhe Muslimi (1468).

Shpërndaje: