Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 116-118
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 39: Muhamed Kutub shkruan në librin e tij ”Haul Tetbik-ish-Shari” se kuptimi i shahadetit (Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut) do të thotë “Nuk ka gjykues tjetër përveç Allahut”1. A është ky interpretim i saktë?
Përgjigje: Allahu (subhanehu ue te ala) e ka shpjeguar domethënien e dy shahadeteve në librin e Tij. I dërguari ﷺ gjithashtu e ka shpjeguar domethënien e tyre.
Allahu (te ala) ka thënë:
وَاعْبُدُواْ اللّهَ وَلاَ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا
“Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë ortak.” 2
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ
”Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni adhurimin e tagutit!” 3
وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاء وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ
”E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, të falin namazin, të japin zeqatin. Kjo është feja e drejtë!” 4
Allahu (te ala) tha për Ibrahimin ﷺ:
وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ إِنَّنِي بَرَاء مِّمَّا تَعْبُدُونَإِلَّا الَّذِي فَطَرَنِي فَإِنَّهُ سَيَهْدِينِ
”Dhe kujto kur Ibrahimi i tha babait të tij dhe popullit të tij: “Në të vërtetë, unë jam i distancuar nga ato që adhuroni ju, përveç Atij që më ka krijuar dhe i Cili do të më udhëzojë në rrugën e drejt.” 5
Ky është kuptimi i shahadetit: ”La ilahe ilAllah”
Allahu (te ala) ka thënë:
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
”Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” Edh-Dharijat, 51:56-57
Profeti ﷺ ka thënë:
”Unë jam urdhëruar që të luftojë njerëzit derisa ata të thonë ”La ilahe ilAllah.”
Në një formulim tjetër thuhet:
”Unë jam urdhëruar që të luftojë njerëzit derisa ata të adhurojnë vetëm Allahun.” 7
Profeti ﷺ e qartësoi pra se kuptimi ”La ilahe ilAllah – Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut” do të thotë se i gjithë adhurimi duhet t’i kushtohet vetëm Allahut dhe jo vetëm ligji. Shahadeti se ”La ilahe ilAllah” do të thotë nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Kjo do të thotë që adhurimi duhet t’i kushtohet sinqerisht vetëm Allahut. Kjo përfshin edhe të gjykuarit sipas librit të Allahut. Shahadeti se ”La ilahe ilAllah – Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut” është më i gjerë se vetëm ligji. Është më i rëndësishëm për të eliminuar idhujtarinë nga sipërfaqja e tokës dhe të adhurohet vetëm Allahu (subhaneh) sesa të gjykuarit me ligjin e Allahut në rast të mosmarrëveshjeve. Ky është interpretimi i saktë.
Ta kufizozh kuptimin e shahadetit tek ligji është një interpretim i mangët. Kjo është e pasaktë dhe jo vetëm e mangët sepse ”La ilahe ilAllah” – nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Këtë e besonin madje edhe mushrikët. Në qoftë se kuptimi i saj kishte qenë se nuk ka krijues përveç Allahut, atëherë edhe mushrikët do të kishin qenë besimtarë monoteist.
Allahu (te ala) ka thënë:
وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّنْ خَلَقَهُمْ لَيَقُولُنَّ اللَّهُ
”Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: ”Allahu!” 8
Kjo do të thotë se edhe Ebu Xhehli dhe Ebu Lehebi ishin besimtarë monoteistë!
Gjithashtu interpretimi se ”Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut”. Një interpretim i tillë nënkupton panteizmin sepse ka shumë hyjni sikurse statujat dhe varret që adhurohen. A është Allahu Ai që adhurohet kur ata adhurohen?
Interpretimi i detyrueshëm siç thamë është se ”Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut“.
Allahu (te ala) ka thënë:
ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِن دُونِهِ الْبَاطِلُ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ
“Kjo ngaqë Allahu, Ai është i Merituari, Ai është i Vërteti dhe gjithçka që ata lusin në vend të Allahut ose karshi Tij është batil (e rreme, e humbur, e kotë); dhe se vërtet Allahu, Ai është më i Larti, më i Madhi.” 9
1 Ai e thotë këtë në dy vende në librin e specifikuar. Shih faqet 81-82. Të njëjtën domethënie e thotë në librin e tij ”Uaki una el-Mu’asir”, dhe thotë për atë të cilën ai e quan ”Xhahilijeh/Injoranca e sotme”:
”Njerëzit duhet të thirren përsëri në Islam. Këtë herë ata nuk duhet të thirren sepse ata nuk pranojnë të shqiptojnë shahadetin të cilën ata e bënë herën e parë. Këtë herë ata duhet të thërriten përsëri për shkak se refuzojnë kërkesat e shahadetit, që domethënë të gjykuarit me librin e Allahut.” (Uaki una El-Mu’asir, fq. 29).
2 4:36.
3 16:36.
4 98:5.
5 43:26-27.
6 51:56
7 Bukhari nr 1335 dhe nr 2786 dhe Tirmidhi nr 2606.
8 43:87.
9 31:30.