Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

39.Ekspedita e qullit

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 54
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ebu Sufjani u kthye në Mekë pas humbjes në Bedër. Ai u zotua së nuk do ti pastrojë flokët deri sa të hynte në luftë kundër të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Ai u nis me 200 kalorës dhe bën kamping në Taraf-ul-Urejdh. Ku kaloi një natë tek Selam Mishkem nga fisi Nedhir. Ai i dha të pijë atij dhe e infrmoi me lajme. Në mëngjes ai e urdhëroi që palmet e vogla të priten dhe e vrau një njeri nga Ensarët dhe një aleat të tij. Pastaj u kthye.

I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka qenë në roje. Ai dhe besimtarët dolën në kërkim të tij dhe arritën në Karkarat-ul-Kudr, por Ebu Sufjani dhe idhujtarët tashmë kishin ikur. Ata konfiskuan sasi të mëdha të furnizimeve të tyre, duke përfshirë qullin e tyre prandaj u quajt “ekspedita e qullit”. Kjo u zhvillua me 2 Dhul-Hixheh. Pastaj ai (salAllahu alejhi ue selem) u kthye në Medine. Gjatë kësaj kohe ai e la Ebu Lubabeh të jetë zëvendës i tij.

Shpërndaje: