“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

39.Të gjykuarit me diçka tjetër përveç ligjit të Allahut

Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 124-126

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ يَزْعُمُونَ أَنَّهُمْ آمَنُواْ بِمَا أُنزِلَ إِلَيْكَ وَمَا أُنزِلَ مِن قَبْلِكَ يُرِيدُونَ أَن يَتَحَاكَمُواْ إِلَى الطَّاغُوتِ وَقَدْ أُمِرُواْ أَن يَكْفُرُواْ بِهِ وَيُرِيدُ الشَّيْطَانُ أَن يُضِلَّهُمْ ضَلاَلاً بَعِيدًا

”A nuk i ke parë ti ata që pohojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe profetëve të tjerë para teje? Ata kërkojnë gjykimin e taghutit, ndërkohë që janë urdhëruar që ta mohojnë atë. Shejtani dëshiron që t’i nxjerrë ata krejtësisht nga udha e drejtë.” En-Nisa, 4:60

2 –

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ لاَ تُفْسِدُواْ فِي الأَرْضِ قَالُواْ إِنَّمَا نَحْنُ مُصْلِحُونَ

Kur u thuhet: “Mos bëni çrregullime në tokë!” – ata thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime në tokë!” El-Bekare, 2:11

3 –

وَلاَ تُفْسِدُواْ فِي الأَرْضِ بَعْدَ إِصْلاَحِهَا

“Dhe mos bëni çrregullime në tokë, pasi është vënë rregulli.” El-A’raf, 7:56

4 –

أَفَحُكْمَ الْجَاهِلِيَّةِ يَبْغُونَ وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ اللّهِ حُكْمًا لِّقَوْمٍ يُوقِنُونَ

”A mos kërkojnë gjykimin me ligjin e kohës së injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?En-Maide, 5:50

5 – Abdullah bin Amër -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Askush prej jush nuk beson derisa dëshira e tij të mos përputhet me atë që kam kumtuar.”

I dobët sipas Albanit në ”Dhilal-ul-Xhanah” (15) dhe ”Mishkat-ul-Masabih” (167).

Neueuiu ka thënë:

“Hadithi është autentik. Unë e kam transmetuar atë në “Kitab-ul-Huxheh” me zinxhir të saktë transmetimi.

6 – Esh-Sha’bi ka thënë:

Një hipokrit dhe një jehudi kishin një mosmarrëveshje. Jehudiu tha: Le të na gjykojë Muhammedi ﷺ “, pasi që ai e dinte se ai ﷺ nuk merrte ryshfet. Hipokriti tha: ”Le të na gjykojnë jehudët”, pasi që e dinte se jehudët merrnin ryshfet. Më në fund ranë dakord që të gjykohen nga një fallxhor në Xhuhejnah. Për këtë u shpallë ajeti:

أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ يَزْعُمُونَ أَنَّهُمْ آمَنُواْ بِمَا أُنزِلَ إِلَيْكَ وَمَا أُنزِلَ مِن قَبْلِكَ يُرِيدُونَ أَن يَتَحَاكَمُواْ إِلَى الطَّاغُوتِ وَقَدْ أُمِرُواْ أَن يَكْفُرُواْ بِهِ وَيُرِيدُ الشَّيْطَانُ أَن يُضِلَّهُمْ ضَلاَلاً بَعِيدًا

”A nuk i ke parë ata që pohojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe profetëve të tjerë para teje? Ata kërkojnë gjykimin e taghutit, ndërkohë që janë urdhëruar që ta mohojnë atë. Shejtani dëshiron që t’i nxjerrë ata krejtësisht nga udha e drejtë.” El-Nisa, 4:60

Një tjetër mendim thotë se ky ajet është shpallur në lidhje me mosmarrëveshjen mes dy personave ku njëri prej tyre tha:

“Le të shkojmë të na gjykojë profeti ﷺ.” Tjetri tha: ”Le të shkojmë për tu gjykuar tek Ka’b bin El-Eshref. Më në fund shkuan tek Umeri dhe i treguan se çfarë kishte ndodhur. Umeri e pyeti burrin i cili nuk dëshiroi të gjykohej nga i dërguari i Allahut ﷺ: ”A është kjo e vërtetë?” Ai u përgjigj: ”Po.” Atëherë Umeri e goditi me shpatë dhe e mbyti.”

Shpjegimi

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ يَزْعُمُونَ أَنَّهُمْ آمَنُواْ بِمَا أُنزِلَ إِلَيْكَ وَمَا أُنزِلَ مِن قَبْلِكَ يُرِيدُونَ أَن يَتَحَاكَمُواْ إِلَى الطَّاغُوتِ وَقَدْ أُمِرُواْ أَن يَكْفُرُواْ بِهِ وَيُرِيدُ الشَّيْطَانُ أَن يُضِلَّهُمْ ضَلاَلاً بَعِيدًا

”A nuk i ke parë ata që pohojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe profetëve të tjerë para teje? Ata kërkojnë gjykimin e taghutit, ndërkohë që janë urdhëruar që ta mohojnë atë. Shejtani dëshiron që t’i nxjerrë ata krejtësisht nga udha e drejtë.” En-Nisa, 4:60

Autori dëshiron të paralajmërojë njerëzit që të mos gjykohen tek dikush përveç Allahut. Është obligim që të gjykohemi nga ligji i Allahut në të gjitha çështjet.

Allahu -te ala- ka thënë:

فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا

”Jo, për Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë të vërtetë derisa të zgjedhin ty për të gjykuar në të gjitha kundërshtitë mes tyre; e pastaj të mos ndiejnë pakënaqësi ndaj gjykimit tënd dhe derisa t’i pranojnë vendimet e tua plotësisht të nënshtruar.” En-Nisa, 4:65

وَأَنِ احْكُم بَيْنَهُم بِمَآ أَنزَلَ اللّهُ

”Prandaj gjykoji sipas asaj që të ka shpallur Allahu.” El-Maideh, 5:49

وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ

 ”E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu, ata janë kufarë.” El-Maideh, 5:44

وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ

 ”E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu, ata janë zullumqarë.” El-Maideh, 5:45

وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ

 ”E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu, ata janë fasika (mëkatarë të mëdhenj).” El-Maideh, 5:47

Kjo dëshmon se është e detyrueshme që të gjykohesh nga libri i Allahut dhe se është e ndaluar që të gjykohesh nga çdo gjë tjetër. Kjo është një çështje parimore për të cilën ka konsensus.

Ajeti gjithashtu dëshmon se ka njerëz të cilët pretendojnë besimin dhe Islamin pa i zotëruar ato në të vërtetë; ata janë hipokritë. Kur ndodh diçka ata duan të gjykohen nga të tjerë përveç Allahut dhe nga taghuti. Taghuti është gjithçka që adhurohet karshi Allahut dhe kushdo që qëllimisht dhe me pëlqim gjykon me ndonjë gjë tjetër përveç asaj që zbriti Allahu. Hipokritët duan të gjykohen nga diçka që është në përputhje me dëshirën e tyre. Ky person pranon ryshfet për t’i gjykuar me ndonjë gjë tjetër përveç librit të Allahut. Kjo dëshmon hipokrizinë e tyre. Ky është tipik i hipokritëve kur ata ia kthejnë të vërtetës shpinën.

Allahu -te ala- ka thënë:

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْاْ إِلَى مَا أَنزَلَ اللّهُ وَإِلَى الرَّسُولِ رَأَيْتَ الْمُنَافِقِينَ يَصُدُّونَ عَنكَ صُدُودًا

Po kur u thuhet atyre: “Ejani tek ajo që ka shpallur Allahu dhe tek i dërguari”, i sheh hipokritët se si largohen prej teje me neveri.” En-Nisa, 4:61

Pra është e detyrueshme që të kini kujdes prej tyre dhe nga tiparit e tyre të qortuara.

2 –

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ لاَ تُفْسِدُواْ فِي الأَرْضِ قَالُواْ إِنَّمَا نَحْنُ مُصْلِحُونَ

”Kur u thuhet: “Mos bëni çrregullime në tokë!” – ata thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime në tokë!” El-Bekare, 2:11

Ata pretendojnë se janë duke përmirësuar por në fakt ata shkatërrojnë për shkak të injorancës, devijimit dhe hipokrizisë. Mendja e tyre është e mbrapshtë dhe prandaj ata e konsiderojnë shkatërrimin përmirësim. Prandaj Allahu -te ala- ka thënë:

أَلا إِنَّهُمْ هُمُ الْمُفْسِدُونَ وَلَكِن لاَّ يَشْعُرُونَ

Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë shkaktarët e çrregullimeve, ndonëse nuk e ndiejnë.” El-Bekare, 2:12

3 –

وَلاَ تُفْسِدُواْ فِي الأَرْضِ بَعْدَ إِصْلاَحِهَا

Dhe mos bëni çrregullime në tokë, pasi është vënë rregulli.” El-A’raf, 7:56

Përmirësimi në tokë bëhet nga zbatimi dhe aplikimi i sheriatit. Shkatërrimet ndodhin kur urdhrat e Allahut kundërshtohen me ligje të tjera përveç ligjeve të Tij.

4 –

أَفَحُكْمَ الْجَاهِلِيَّةِ يَبْغُونَ وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ اللّهِ حُكْمًا لِّقَوْمٍ يُوقِنُونَ

”A mos kërkojnë gjykimin me ligjin e kohës së injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?El-Maide, 5:50

Ata që duan të gjykohen nga jehudët dhe forma të tjera të taghutit duan të gjykohen nga ligjet e kohës pagane. Cili gjykim është më i mirë se sa gjykimi i Allahut? Ai e di më mirë se çfarë është e mirë për robërit e Tij. Ai e di se si ata do të përfundojnë. Ai di çdo gjë.

5 – Abdullah bin Amër -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

Askush prej jush nuk beson derisa dëshira e tij të mos përputhet me atë që kam kumtuar.”

Do të thotë askush nuk ka besim të plotë dhe obligativ derisa dëshira, vullneti, qëllimi dhe synimi i tij nuk janë në përputhje me mesazhin e tij . Qëllimi i besimtarit duhet t’i nënshtrohet gjykimit të Allahut. Disa dijetarë thonë se hadithi është i dobët por megjithatë kuptimi i tij është i saktë.

6 – Esh-Sha’bi ka thënë:

“Një hipokrit dhe një jehudi kishin një mosmarrëveshje. Jehudiu tha: Le të na gjykojë Muhammedi ﷺ “, pasi që ai e dinte se ai ﷺ nuk merrte ryshfet. Hipokriti tha: ”Le të na gjykojnë jehudët”, pasi që e dinte se jehudët merrnin ryshfet. Më në fund ranë dakord që të gjykohen nga një fallxhor në Xhuhejnah. Për këtë u shpallë ajeti:

أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ يَزْعُمُونَ أَنَّهُمْ آمَنُواْ بِمَا أُنزِلَ إِلَيْكَ وَمَا أُنزِلَ مِن قَبْلِكَ يُرِيدُونَ أَن يَتَحَاكَمُواْ إِلَى الطَّاغُوتِ وَقَدْ أُمِرُواْ أَن يَكْفُرُواْ بِهِ وَيُرِيدُ الشَّيْطَانُ أَن يُضِلَّهُمْ ضَلاَلاً بَعِيدًا

”A nuk i ke parë ata që pohojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe profetëve të tjerë para teje? Ata kërkojnë gjykimin e taghutit, ndërkohë që janë urdhëruar që ta mohojnë atë. Shejtani dëshiron që t’i nxjerrë ata krejtësisht nga udha e drejtë.” En-Nisa, 4:60

Kjo dëshmon se hipokriti është më i keq se sa jehudiu sepse ata i mashtrojnë njerëzit dhe shkaktojnë devijim. Prandaj ata përfundojnë në fund të xhehenemit.

Pra është e detyrueshme për t’u gjykuar nga ligji i Allahut dhe jo të kënaqesh me diçka tjetër. Historia e Umerit dëshmon se është kufër dhe dalje nga feja nëse dëshiron të gjykohesh me diçka tjetër përveç ligjit të Allahut. Vërtetësia e dy rrëfimeve është e diskutueshme por kuptimi i tyre është i saktë.

Dobi:

Profeti ka thënë:

“Allahu e krijoi Ademin në pamjen e tij.” Bukhari (6227) dhe Muslimi (2841).

Kjo do të thotë se Allahu e krijoi Ademin me dëgjim, shikim, të folur, fytyrë, duar, këmbë dhe gjëra të tjera. Allahu dëgjon, dhe Ademi gjithashtu dëgjonte. Allahu flet, dhe Ademi gjithashtu fliste dhe kështu me radhë. Megjithatë, ai nuk i ngjante Allahut as në qenien dhe as në cilësitë e Tij:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ

”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” Esh-Shura, 42:11

Sa i përket thënies se përemri i referohet Ademit, kjo është gabim. Ai që e thotë këtë dëshiron t’i shmanget përngjasimit.

 

Shpërndaje: